Stërviste dy djemtë si luftëtarë të ISIS/ Ish-komandoja i Afganistanit dënohet me 3 vite burg: Si i edukoj unë fëmijët është çështje private

Stërviste dy djemtë si luftëtarë të ISIS/ Ish-komandoja i Afganistanit dënohet me 3 vite burg: Si i edukoj unë fëmijët është çështje private

Erzen Uka duke stërvitur një nga djemtë

TIRANË- Dënohet me 3 vjet burg Erzen Uka, ish-komandoja në forcat paqeruajtëse në Irak, i cili u evidentua nga agjentët e antiterrorit si person me prirje të islamit radikal. Uka është deklaruar fajtor dhe dënuar nga gjykata e Tiranës, për akuzën e “Nxitjes, thirrjes publike dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Mbajtjes pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Vetë Uka ka deklaruar para gjykatës, duke kërkuar se kërkonte pafajësi, pasi është besimtar musliman, ka qenë në Afganistan, dhe nuk ka shprehur asnjëherë nxitje të islamit radikal. “…paraqitja e fotove e videove dhe mënyra si i kam edukuar fëmijët është çështje private. Ndërsa dy fishekët e sekuestruar në banesë, i kam mbajtur se kam qenë ushtarak…”-ka deklaruar Erzen Uka. Sipas dosjes së prokurorisë në 12 dhjetor 2019, rreth orës 20:00 është kryer ndalimi, në flagrancë i Erzen Uka, i njohur dhe i evidentuar si element me prirje radikale ekstremiste, simpatizant dhe përkrahës i organizatave ekstremiste ISIS, i cili në kohë të ndryshme ka shfaqur dhe demostruar duke qenë aktiv në rrjetet sociale, “Facebook”, postime me fotografi dhe video të simboleve të këtyre organizatave ekstremiste.

Duke shfaqur admirim për krerët e këtyre organizatave, si dhe video, ku Erzen Uka, demostron teknika të luftimit, stërvitjes, trajnimit nga luftëtaret ekstremistë. Nga informacionet e mbledhura, ky person ka prirje ekstremiste, radikale si dhe merr mësime fetare radikale, të cilat ai i ndjek tek xhamia e “Unazës së Re”. Nisur sa më sipër dhe në bazë të këtyre informacioneve që dispononte Drejtoria e Antiterrorit, bazuar dhe në postimet periodike dhe pjesëmarrjes aktive në rrjetet sociale në përkrahje të Xhihadit dhe luftëtarëve ISIS, nga ana e oficerëve të policisë, është ushtruar kontroll në banesën e Erzen Uka, me qëllim gjetjen e provave dhe çdo të dhëne tjetër për dokumentimin e veprimtarisë së tij kriminale.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tmerr: 08/09/2020 18:21

    Hajde kafshe hajde

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja