'Defender Europe 21', avionë e anije luftarake në Shqipëri! Report Tv zbardh planin e stërvitjes ushtarake në 3 baza

Aeroporti i Rinasit dhe Porti i Durrësit do të jenë pjesë e planit stërvitor ushtarak ‘’Defender Europe 21’’, ndërsa pritet që në këtë stërvitje të testohet edhe baza ajrore ushtarake në Kuçovë.

Report Tv ka siguruar dokumentin ku është i detajuar plani stërvitor nën komandën amerikane pjesë e së cilës do të jenë 3100 trupa të NATO-s dhe 960 ushtarë shqiptarë.

Kjo stërvitje është e ndarë në tre faza të koduara ‘Astral Knight’ prej datës 13 maj deri më 21 maj. Faza e dytë e koduar 'Saber Guardian' prej datave 16 maj deri më 10 qershor si dhe 'Immediate Response' prej datës 17 maj deri më 2 qershor 2021.

Përgatitja e terrenit për kryerjen e kësaj stërvitje më të madhe në territorin shqiptar dhe për herë të parë nga anëtarësimi në NATO i vendit tonë para 12 viteve do të nisë që në muajin prill 2021.

Për herë të parë mbi qiejt dhe ujërat territoriale shqiptare që nga lufta e Kosovës do të patrullojnë avionë e anije luftarake, ku pjesë e planit janë:

12 helikopterë shumërolësh, 6 sisteme raketash patriot, 1000 automjete mbështetëse për forcat ushtarkake, 10 mjete detare përfshirë edhe anije luftarake, avionë transporti dhe personel mallrash.

Flota ajrore ushtarake në këtë stërvitje zë një vend të veçantë ku në Rinas do të zbarkojnë: 10 avionë luftarakë F15, 2 avion F16, 2 avion F35, 3 avion KC-135, 7 helikopterë patrullim shpëtimi dhe një avion patrullimi.

Stërvitja “Defender Europe 21” zhvillohet në periudhën 26 prill – 20 qershor 2021, në Komandat e Forcave Tokësore, Ajrore dhe Detare, në garnizonin “Skënderbej”, në bazën ajrore të Farkës, në bazën ajrore të Kuçovës dhe në poligonet stërvitore të Bizës e Fekenit, si dhe në rrugëkalimet ajrore e tokësore për në këto rajone.

Kosto e kësaj stërvitje për shtetin shqiptar që do të angazhoj 960 trupa dhe infrastrukturën arrinë në 436 mijë euro ndërsa për 3100 ushtarakët nën komandën amerikane dhe lëvizja e mjeteve të tyre do të përballohet nga amerikanët.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Berisha lë rrugën e Elbasanit, do u bashkohet protestuesve në pikat e tjera

Berisha lë rrugën e Elbasanit, do u bashkohet protestuesve në pikat e tjera