TIRANË - Kombëtarja shqiptare e futbollit zhvilloi paraditen e sotme (19 mars) seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e parë ndaj Anglisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Skuadra zhvilloi një seancë të plotë stërvitore që zgjati rreth 1 orë e 30 minuta. Marash Kumbulla dhe Ardian Ismajli u stërvitën të diferencuar, por të dy futbollistët do të udhëtojnë me skuadrën drejt Londrës dhe deri në fund do të vlerësohet gjendja e tyre për ndeshjen me Anglinë.
Stërvitja, në minutat e para u fokusua te përgatitja atletike, ndërsa më pas u fokusua te loja me top dhe provimi i situatave apo skemave të ndryshme të lojës, duke provuar edhe goditjet në portë.
Pas stërvitjes, Kombëtarja u kthye në hotel dhe më pas do të niset drejt aeroportit “Nënë Tereza”, nga ku do të udhëtojë drejt Londrës. Ndeshja me Anglinë do të luhet të premten më 21 mars, në orën 20:45 në stadiumin “Wembley”.
Kuqezinjtë kanë marrë një lajm të mirë nga FIFA, me organizmin e futbollit që i ka dhënë dritën jeshile Etnik Brrutit për të qenë pjesë e Shqipërisë, duke bërë që Kosova U-21 ta humbasë zyrtarisht kapitenin e saj.
Sakaq, pasditen e nesërme në orën 18:15, trajneri Sylvinho dhe një nga lojtarët e skuadrës do të dalin në konferencën zyrtare për media nga stadiumi “Wembley” për të folur për këtë ndeshje të rëndësishme.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
7 Janar, 22:17
Si e menaxhoi qeveria situatën e përmbytjeve?
-
Mirë
53.1%
-
Keq
35.9%
-
Nuk e di
11.1%
Vota total: 884
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Transport ilegal emigrantësh dhe trafikim automjetesh me vlerë 90 mijë euro të vjedhura në Zvicër, arrestohet 36-vjeçari në Tiranë! Nisin hetimet për 2 të tjerë
14 Janar, 12:51
-
Vora rikthehet në stadiumin e rikonstruktuar, nesër luan ndeshjen kundër Partizanit! Impianti i gatshëm për sfidat ndërkombëtare (VIDEO)
14 Janar, 11:16
-
Tiranë/ Fotografonin bravat e dyerve dhe përgatiteshin për vjedhje, arrestohen 3 persona! Grabitën 3 banesa në janar (VIDEO)
14 Janar, 09:55
-
Mjekësia në Tiranë sa në Romë, tërhiqet Universiteti Tor Vergatam studentët do paguajnë të njëjtat tarifa shkollimi si në Itali
14 Janar, 08:11
-
Zyrtare/ Kombëtarja U-19 e futbollit mbetet pa trajner, Julian Ahmataj jep dorëheqjen
13 Janar, 15:11
-
Kupa e Shqipërisë/ Hidhet shorti për fazën çerekfinale, Tirana gjen Dinamon në derbi! Partizani kundër AF Elbasanit (Çiftet)
13 Janar, 14:40
-
“Ndodhet jashtë shtetit, vetëm po të jetë i çmendur të vijë”, flet avokati i Ergys Agasit: Duan t’ja hedhin çelësat në det, s’kanë asnjë provë për të (VIDEO)
13 Janar, 13:30
-
KF Tirana kërkon 'rilindjen' nga Ballshi, Nuhiu: Respekt për Bylisin, por ne do tregojmë forcën tonë në çdo top
13 Janar, 13:02
-
Kërkojnë statusin e bashkësisë fetare, Dëshmitarët e Jehovait në gjyq me Qeverinë: Zbatoni detyrimet!
13 Janar, 10:26
-
PAMJE ME DRON/ Edhe i ftohti mund Berishën, mbërdhin e ikën nga protesta pas 10 minutash! Një 'grusht' njerëz me të në bulevard
12 Janar, 19:19
-
Provimet u zhvilluan në Itali, por shkollimi në Shqipëri me 9 mijë euro në vit! Rasti i pazakontë i studentëve të Mjekësisë
12 Janar, 19:14
-
Ndërtimi i mbikalimit të ri në Qafë Kashar, sot në orën 20.00 bllokohet dalja Tiranë-Rinas! ARRSH: Qarkullimi për në aeroport do bëhet nga këto 3 akse
12 Janar, 13:37