Stërvitja ndërkombëtare 'Cambrian Patrol', komandot shqiptarë renditen të tretët (VIDEO-FOTO)

Komandot shqiptarë zunë vendin e tretë mes 137 skuadrave patrulluese dhe më shumë se 1000 trupave pjesëmarrëse në stërvitjen ndërkombëtare “#CambrianPatrol” në Mbretërinë e Bashkuar.

Stërvitja “Cambrian Patrol” në të cilën marrin pjesë trupa nga 37 vende të botës, zhvillohet çdo vit në Black Mountains, Uells. Trupave pjesëmarrëse në stërvitje u duhet të marshojnë rreth 65 km, të ngarkuar me armatim e pajime, në një terren sa të panjohur aq edhe të ashpër.

Elementë ekstremë të kësaj stërvitjeje vlerësohen si një një provë e udhëheqjeje, vetëdisipline, guximi, qëndrueshmërie fizike dhe vendosmërie. Këtë vit skuadra e trupave shqiptare, përbërë nga batalioni Komando, u rendit në vendin e tretë, duke fituar edhe medaljen e bronzit.

Në stërvitjen Cambrian Patrol 2018, mori pjesë edhe një skuadër nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë