Stërvitje me dy seanca dhe grup i plotë, Kombëtarja vijon përgatitjet për Evropianin! Të premten miqësorja dhe lista zyrtare

Stërvitje me dy seanca dhe grup i plotë, Kombëtarja vijon përgatitjet për Evropianin! Të premten miqësorja dhe lista zyrtare

Kombëtarja me përgatitje në Austri

Kombëtarja shqiptare prej disa ditësh vijon përgatitjet në Austri për kampionatin Evropian dhe miqësoren kundër Azervajxhanit të premten, ndërsa këtë të mërkurë kuqezinjtë janë stërvitur me dy seanca në ditë. Tani grupi është i plotë dhe Sylvinho ka në dispozicion të 27 futbollistët e thirrur, përfshirë kapitenin Gjimshiti, Abrashin, Seferin, Ramadanin dhe portierin Simon Simoni.

Pas fitores me Lihtenshtejnin atmosfera është shumë pozitive, ndërsa këtë të mërkurë kombëtarja ka zhvilluar edhe fotot zyrtare të Evropianit ku përveç futbollistëve, stafit të kombëtares nuk mungojnë edhe drejtuesit e FSHF-së.

Ndërkohë që kombëtarja stërvitet në Austri, trajneri brazilian i kombëtares ka dhënë një intervistë për faqen e UEFA-s.

“Djemtë pëlqejnë të luajnë një futboll teknik, me disa truke dhe të bëjnë një lojë të bukur. Në Evropian do jetë një sfidë e vërtetë dhe e vështirë. Megjithatë në bëmë diçka të jashtëzakonshme duke shkuar në Evropian për herë të dytë. Ndjesitë që mbizotërojnë tani janë antuziazmi dhe lumturia,”-u shpreh Sylvinho, trajner i kombëtares.

I pyetur për të përbashkëtat që ka Brazili dhe Shqipëria Sylvinho është shprehur se ‘njerëzit janë shumë të dashur dhe të gatshëm të ndajnë bukën me ty’. Ai shton se një e përbashkët tjetër është se të dy popujt e kanë shtëpinë e hapur për mikun.

Më 7 qershor, përveç miqësores me Azerbajxhanin, është edhe dita kur Sylvinho do dorëzojë listën përfundimtare me 26 futbollistë në UEFA, ndërsa më 15 qershor në stadiumin e Dortmundit, Sigal Iduna Park, do luhet ndeshja e parë e Evropianit në grupin e ferrit kundër Italisë.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi kërkon që Greqia të heqë ligjin e luftës, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Washington Post, Obama: Biden duhet të rishqyrtojë seriozisht kandidaturën, rruga drejt fitores është ngushtuar

Washington Post, Obama: Biden duhet të rishqyrtojë seriozisht kandidaturën, rruga drejt fitores është ngushtuar