Stërvitje për 6000 trupa ushtarake amerikane me Forcat e Armatosura, ministri Peleshi: Një moment i rëndësishëm për qytetarët tanë

Stërvitje për 6000 trupa ushtarake amerikane me Forcat e Armatosura, ministri Peleshi: Një moment i rëndësishëm për qytetarët tanë

Në prag të fillimit të një prej stërvitjeve më të mëdha të ushtrisë amerikane në Evropë, “Defender Europe 21” në Shqipëri, zv. komandanti i ushtrisë amerikane Joseph Jarrard ka vizituar vendin tonë.

Ai u prit në një takim nga Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ku u njoh dhe me përgatitjet që vendi ynë ka ndërmarrë për realizimin e stërvitjes. Peleshi theksoi se kjo stërvitje nuk është vetëm një angazhim ushtarak por dhe një moment i rëndësishëm i qytetarëve tanë.

 “Ministria e Mbrojtjes, ka gjetur mbështetjen e plotë dhe të pakushtëzuar të të gjitha strukturave të shtetit shqiptar, me qëllim realizimin me sukses të stërvitjes “Defender Europe 21”. Personeli ushtarak shqiptar prej muajsh tashmë është angazhuar në identifikimin, ndjekjen dhe zbatimin në terren të çdo detyrimi që na lind nga kjo stërvitje.”- u shpreh Peleshi, i cili tha se gjatë stërvitjes do të respektohen protokollet më të mira shëndetësore dhe të gjitha rekomandimet e OBSH-së.

Gjithashtu, ministri Peleshi e konsideroi zhvillimin e stërvitjes në vendin tonë si një shenjë e besimit të SHBA ndaj popullit shqiptar.

“Angazhimi për zhvillimin me sukses të kësaj stërvitjeje në territorin tonë është jo vetëm një angazhim ushtarak dhe politik por edhe një moment i rëndësishëm për qytetarët e këtij vendi. Shqipëria si vend aleat në NATO, ndihet e nderuar dhe shumë e vlerësuar për faktin se i është besuar detyra e vendit mikpritës për një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake të SHBA në Ballkan dhe në Evropën Veriore e Qendrore. Kjo stërvitje është jo vetëm një mundësi e rrallë përsa i përket sfidës profesionale që mbart për Forcat tona të Armatosura, por sigurisht është mbi të gjitha, një akt besimi dhe vlerësimi për vendin tonë.”- theksoi ndër të tjera ministri.

Stërvitja “Defender Europe 21” ku do të marrin pjesë rreth 6000 trupa dhe qindra mjete ushtarake nga SHBA, Shqipëria dhe vendeve të tjera aleate, do të zhvillohet në bazat kryesore ushtarake të vendit tonë gjatë muajit maj të këtij viti.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ushtari i mire Shvejk: 03/02/2021 17:20

    Tani ta marre vesh Putini forcen e Amerikes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore