LOS ANXHELOS - Muzikanti i njohur amerikan Stevie Wonder së shpejti pret të bëhet baba dhe kjo është për herë të 11-të, pasi nusja e tij Tomika Robin Brayshaw është duke pritur trinjakë, sipas një lajmi të shpërndarë në mediat amerikane.
"Unë nuk mund të them nëse Stevie do e kish planifikuar ndonjëherë që të kishte 11 fëmijë, duke përfshirë edhe trinjakët tani, por kjo është ndoshta arsyeja që ai është shumë i lumtur dhe është i përkushtuar me orar të plotë," tha një burim i afërt me muzikantin 64-vjeçar.
Wonder dhe e fejuara 40-vjeçare do t'i presin fëmijët në shtëpinë e tij në Los Anxhelos, tha i njëjti burim. Muzikanti, turneu i të cilit "Key of life" filloi më 6 nëntor në Nju Jork, është deri më tani babai i tetë fëmijëve./ATSH/