Lidhja aq e përfolur mediatikisht midis aktorëve Kristen Steëart dhe Robert Pattinson duket se do të marrë një zhvillim të ri. Gjatë një interviste për mediat e huaja vetë Stewart ka pohuar se dëshiron të lidhet në martesë me Pattinson.

Kohët e fundit Kristen është fotografuar nga paparacët me një unazë fejese, e cila mendohet t’i jetë dhuruar nga Robert Pattinson. Pas tradhtisë së Kristen vitin e kaluar me regjisorin Rupert Sanders, ka patur mjaft tensione dhe situata të paqarta për çiftin Pattinson-Stewart.

Por mesa duket aktorët e njohur të sagës “Twilight” e kanë lënë mënjanë këtë histori duke menduar të çojnë lidhjen e tyre në një tjetër nivel.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com