Një mbrëmje për të mos u harruar asnjëherë, ka qenë festa e ditëlindjës së 30-të që ka festuar stilisti shqiptarë nga Maqedonia, Armend Ramadani i cili ka festuar njëherësh edhe 10 vjetorin e karrierës së tij.
Mes shumë të ftuarve nga skena shqiptare dhe ajo maqedonase, njerëz të biznesit, politikanë, këngëtarë e personazhe të njohur kishin ardhur për të nderuar punën dhe për t'i uruar ditëlindjen atij. Nga Tirana, Prishtina e diaspora, ishin aty motrat Stefa (Rovena & Elisa) të cilat njihen si mikesha të tij, këngëtarët Shpat Kasapi, Bertan Asllani, Tamara Todevska, Adelina Tahiri, Elena Petreska, Mentor Haziri, Sanja Lefkova,
modelja Buqe Çitaku e cila kishte udhëtuar nga Zvicra posaçërisht për festën, banorët e BB5 Meti Alshiqi dhe Arbër Zeka, deputetja Ermira Mehmeti me bashkëshortin Shenoll Devaja (Zv. Ambasador i Maqedonisë në Tiranë), Artan Grubi (Shef i kabinetit të kryetarit të BDI-së), stilistë, grimerë dhe shumë personazhe të tjerë të njohur ishin mbledhur në Shkup.
Ajo që ka rënë në sy ishte edhe prania e modeles së ''Victoria's Secret'' Katarina Ivanovska, e cila kishte ardhur enkas për mikun e saj në Shkup. Stilisti Ramadani ka falenderuar të atin e tij të ndjerë, i cili e ka ndihmuar për të qenë në majën e karrierës së tij.
(xh,k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com