Stilisti i njohur Valdrin Sahiti arrestohet në Turqi, u kap me drogë! Nxori pasaportën diplomatike për të kaluar në zonën VIP

Stilisti i njohur Valdrin Sahiti arrestohet në Turqi, u kap me drogë! Nxori pasaportën diplomatike për të kaluar në zonën VIP

Valdrin Sahiti

Stilisti i njohur Valdrin Sahiti është arrestuar një ditë më parë në aeroportin e Stambollit.  Ai u kap nga policia turk që zbuloi se kishte drogë dhe tentoi të kalonte duke përdorur statusin e diplomatit.

Sipas KosovaNews, Policia Turke e ka njoftuar Policinë e Kosovës se Valdrin Sahiti është kapur me pasaportë diplomatike të lëshuar nga Republika ne Kosovës. Sahiti ka shfrytëzuar statusin e diplomatit për të kaluar në zonën VIP të aeroportit të Stambollit, mirëpo pas dyshimeve të policisë turke, atij i është ushtruar kontroll dhe i është gjetur drogë.

Kujtojmë se Valdrin Sahiti mban pajisje pasaportë diplomatike që në vitin 2020 me rekomandim të ish ministres së jashtme të Kosovës Melisa Haradinaj nën agrumentin e afirmimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare si stilist mode.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:48
U kap me drogë në Turqi? Avokati i stilistit të njohur: E pavërtetë, ka pasur një çantë dore dhe e ka harruar në aeroport

1681378014_Valdrinsehitiokkk.jpg

Stilisti i njohur nga Prishtina, Valdrin Sahiti, është kthyer të enjten në personazhin publik më të diskutuar të momentit. Kjo pasi në disa media online, u raportua se i njëjti ishte kapur nga autoritetet turke me posedim të substancave narkotike në Aeroportin e Stambollit, duke shfrytëzuar pasaportën diplomatike.

Megjithatë këto akuza po i hedhë poshtë avokati i tij, Besnik Berisha, i cili në një bisedë për Telegrafin ka treguar se ka kontaktuar me Valdrinin dhe se stilisti nuk ndodhet i arrestuar në shtetin turk, por në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Nuk janë të vërteta lajmet që kanë qarkulluar për Valdrinin sot. Ndaj tij nuk është inicuar asnjë precedent penal dhe nuk është ndaluar nga autoritetet turke. Ai ndodhet në Dubai, ku po vazhdon aktivitetet e tij biznesore”, tha Berisha për Telegrafin.

Më tej ai theksoi se ka pasur vetëm një ngatërrese të vogël sa i përket një çante, të cilën ai e ka harruar në aeroport.

“Valdrini ka pasur një çantë dore të cilën e ka harruar në aeroport dhe gjatë udhëtimit të tij i ka rënë ndër mend dhe e ka kërkuar çantën që ta marrë mbrapsht. Sigurisht që stafi i aeroportit e kanë konfirmuar që çanta është e tij dhe ia kanë dërguar më pas mbrapa”, shtoi avokati i stilistit të njohur.

Ora 13:52
U arrestua për drogë në aeroportin e Stambollit? Stilisti Valdin Sahiti përgënjeshtron lajmin, nxjerr foto nga Dubai

1681386822_ValdrinSahiti.jpg

Ditën e sotme mediat e Kosovës raportuan lajmin se stilisiti i njohur shqiptar Valdrin Sahiti u arrestua në Aeroportin e Stambollit si të dyshuar për drohë.

Kosova Neës, bëri me dije se stilisti akuzohet për veprën penale, blerje dhe posedim të dograve e stimuluesve dhe se autoritetet kosovare janë informuar nga policia turke për arrestimin e tij.

Por me ç’duket nga postimet, stilisti ka mohuar në dy adresat zyrtare të Instagram lajmin. Nga llogaritë e Valdrin Sahitit janë publikuar foto e video të tij nga Dubai. Stilisti është pajisur me pasaportë diplomatike në vitin 2020 me rekomandim të ish-ministres së jashtme të Kosovës Melisa Haradinaj. Por gjithsesi, nuk dihet nëse stilistit ja menaxhon dikush rrjetet sociale. 

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Italia si moter: 13/04/2023 12:10

    Do me shkateru boten mbar mer nje kosovar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Trafikoi heroinë drejt Italisë, arrestohet në Durrës 65-vjeçari me dy emra

Trafikoi heroinë drejt Italisë, arrestohet në Durrës 65-vjeçari me dy emra