“Dialogu ynë nuk është i lehtë, por kjo është arsyeja përse ai është i rëndësishëm”- tha Stoltenberg pas takimit të ambasadorëve të NATO-s me të dërguarin rus, Aleksandr Grushko, në selinë e aleancës në Bruksel.
Diplomati i Natos Stoltenberg e përshkroi takimin e fundit të këshillit NATO-Rusi si një “diskutim të sinqertë dhe të hapur” për Ukrainën dhe Afganistanin.
Marrëdhëniet midis vendeve të Përëndimit dhe të Moskës janë tensionuar rëndë prej se Rusia ka aneksuar pjesën e gadishullit të Krimesë në vitin 2014 dhe vijon ta mbështesë politikisht, ushtarakisht dhe madje nuk mungojnë dhe ndihmat e tjera ekonomike për separatistët në këtë gadishull.
Por, këtu kemi një pikëpamje dhe një model të eklipsuar, pasi Moska nga njëra anë mohon ndërhyrjet në çështjet e brendshme të Ukrainës, por në pikëpamjen e shefit të NATOS, Stolenberg nuk është kjo që deklarojnë përfaqësuesit e Rusisë, pasi në muajin korrik Rusia ka patur mijëra trupa në Ukrainë.
Këshilli NATO-Rusi ka për qëllim që të parandalojë përshkallëzimet e mundshme dhe nxitjen e konflikteve në këtë rajon.
Redaksia Online
N.M/ Shqiptarja.com









