Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një konferencë për shtyp me presidentin ukrainas, Volodmyr Zelensky, në samitin e NATOS, e cila po mbahet në Vilniusi tha se gjëja më urgjente ishte sigurimi i armëve të mjaftueshme për Ukrainën dhe sa më shumë mbështetje raketore dhe mbrojtje ajrore.
Ai gjithashtu shtoi se nëse Ukraina nuk e fiton këtë luftë atëhere nuk do të ketë anëtarësim për të diskutuar.
"Sepse nëse Ukraina nuk e fiton këtë luftë, nuk do të ketë anëtarësim për të diskutuar. Natyrisht garancitë, dokumentet, këshillat, takimet janë të rëndësishme. Por gjëja më urgjente është sigurimi i armëve të mjaftueshme për Ukrainën. Kjo është arsyeja pse është jashtëzakonisht e rëndësishme që ne kemi parë njoftime të reja nga aleatët, si Franca dhe Gjermania, për të ofruar më shumë mbështetje raketore dhe mbrojtje ajrore”, tha Stoltenberg.
Lajmi kryesor:
Samiti në Vilnius/ Biden: Ukraina do të jetë në NATO! Zelensky: Garancitë e G7 janë një fitore e rëndësishme











