Samiti në Vilnius/ Biden: Ukraina do të jetë në NATO! Zelensky: Garancitë e G7 janë një fitore e rëndësishme

Ukraina do të anëtarësohet në NATO kur të përmbushen kushtet dhe kur vendet anëtare të pranojnë t’i dërgojnë ftesë për anëtarësim.

Vendimi u bë publik gjatë samitit Vilnius në Lituani nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, i cili megjithatë garantoi mbështetje të plotë të aleancës për Ukrainën në përmbushjen e të gjitha kushteve për anëtarësimin, që sipas tij do t’i nënshtrohet një procesi të përshpejtuar që ai e përshkroi si  “nga 2 hapa me 1 hap”.

Edhe presidenti i SHBA, Joe Biden tha: "Të gjithë aleatët bien dakord që Ukraina një ditë do të jetë në NATO. Unë dhe Zelensky folëm për garancitë që mund të japim ndërkohë dhe falënderoj liderët e G7 për garancitë e sigurisë".

Ndërsa Presidenti ukrainas falënderoi vendet e Grupit për mbështetjen e marrë: "Një fitore për Ukrainën". Zelensky u tha gazetarëve se NATO ka dhënë një sinjal të fuqishëm Rusisë se Ukraina do të jetë një vend i pavarur. Deklarata u bë pas një sërë takimesh me liderët e NATO-s, duke përfshirë kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak.

E qartë është vetëm se Ukraina nuk mund të anëtarësohet plotësisht, nëse lufta ruse atje nuk përfundon. Ndaj dhe Moska, në një reagim të saj tha se Ukraina nuk do të anëtarësohet kurrë në NATO.

Një mijë trupa për të siguruar samitin e Vilnius, vetëm 151 kilometra larg Rusisë, janë dërguar nga 16 aleatë të Nato-s. Disa nga vendet kanë afruar sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore që u mungojnë shteteve baltike. Sipas Reuters, Shtetet baltike të Lituanisë, Estonisë dhe Letonisë, dikur të sunduara nga Moska, por pjesë e NATO-s dhe BE, që nga viti 2004, të gjitha shpenzojnë më shumë se 2% të ekonomive të tyre në mbrojtje, më e madhja nga aleatët e tjerë të NATO-s.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:53
Lavrov: NATO i është rikthyer formatit të Luftës së Ftohtë! Moska do t’i përgjigjet kërcënimeve

1682020340_lavrov.JPG

“Samiti i NATO-s në Vilnius tregoi se Aleanca Ushtarake është kthyer në modelet e Luftës së Ftohtë.” Kështu deklaroi ministri i Jashtëm rus Serghei Lavrov, siç raporton Tass, duke shtuar se "Moska do të studiojë me kujdes rezultatet e samitit dhe do t'u përgjigjet kërcënimeve me të mirën e saj".

Ora 21:35
Biden: Do të bëj vlerësim nëse duhen dërguar raketat me rreze më të gjatë për Kievin

1688972483_joebiden.jpg

Joe Biden tha në samitin e Vilnius se do të vlerësojë nëse do të japë autorizimin për të dërguar raketa me rreze më të gjatë veprimi në Kiev se ato të dërguara deri më tani. 

Ora 20:56
Biden: Putin gaboi, NATO është më e fortë se kurrë

1689188279_joebiden.JPG

“Putini gaboi, NATO është sot më e fortë, më energjike dhe e bashkuar se kurrë në historinë e saj”. Kështu tha presidenti Joe Biden në fjalimin në samitin e Vilnius në Lituani. Presidenti kujtoi “betimin e shenjtë” të nenit 5 të Aleancës, se “sulmi ndaj njërit është sulm ndaj të gjithëve”.

Ora 17:25
Samiti i NATO-s, Mitsotakis takohet me Erdogan! Bien dakord që Këshillit i Lartë i Bashkëpunimit Greqi-Turqi të zhvillohet në vjeshtë në Selanik

1689175675_kryiakosmitsotakis.jpg

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis u takua me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në Samitin e NATO-s që po mbahet në Vilnius të Lituanisë.

Mitsotakis dhe Erdogan ranë dakord se është në të mirë të të dy vendeve që klima pozitive që është krijuar në marrëdhëniet dypalëshe gjatë muajve të fundit të ketë vazhdimësi dhe konsistencë.

Për këtë qëllim, të dy palët ranë dakord të ndërtojnë marrëdhënie pozitive dhe të aktivizojnë kanale të shumta komunikimi mes dy vendeve në periudhën e ardhshme. Ata ranë dakord që takimi i radhës i Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit Greqi-Turqi të zhvillohet në vjeshtë në Selanik.

Ora 14:43
Kremlini: Garancitë e sigurisë të Perëndimit për Ukrainën janë një gabim i rrezikshëm

1689165841_peskov.jpg

Kremlini deklaroi të mërkurën se garancitë e sigurisë që Perëndimi po planifikon t'i ofrojë Ukrainës do të ishin një gabim i rrezikshëm që do të cënonte sigurinë e vetë Rusisë dhe do ta ekspozonte Evropën ndaj rreziqeve më të mëdha për vitet në vijim.

Vendet e G7 pritet të shpallin të mërkurën një strukturë ndërkombëtare që do të hapë rrugën për garancitë afatgjata të sigurisë për Ukrainën për të rritur mbrojtjen e saj kundër Rusisë dhe për të penguar agresionin e ardhshëm, kështu deklaruan zyrtarët.

Rusia e cila është kundër anëtarësimit të Ukrainës në NATO, deklaroi se garantimi i sigurisë së saj përballë asaj që e konsideron si një aleancë ushtarake perëndimore e cila është gjithnjë në zgjerim, ishte një nga arsyet kryesore se pse ajo vitin e kaluar nisi atë që ajo e quan "operacioni i saj special ushtarak" në Ukrainë. Kievi deklaroi se i duhet e gjithë ndihma e mundshme nga Perëndimi për të kundërshtuar atë që e konsideron si një luftë brutale pushtuese.

Duke komentuar garancitë e propozuara të sigurisë për Kievin, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha ata e konsiderojnë këtë gjë si të gabuar dhe shumë të rrezikshme.

"Ne e konsiderojmë këtë si të gabuar dhe potencialisht shumë të rrezikshme. Sepse duke ofruar çdo lloj garancie sigurie për Ukrainën, këto vende do të injoronin parimin ndërkombëtar mbi pandashmërinë e sigurisë. Duke i dhënë garanci Ukrainës, ato do të cënonin sigurinë e Federatës Ruse”, u tha Peskov gazetarëve.

Peskov shtoi se ishte e pamundur për Moskën të toleronte çdo gjë që kërcënonte sigurinë e saj, dhe se ai shpresonte që politikanët në Perëndim të kuptonin rreziqet që lidhen me sigurimin e Ukrainës me garanci të tilla, një veprim që ai tha se do të kishte "pasoja shumë negative".

"Duke marrë një vendim të tillë, këto vende do ta bëjnë Evropën shumë më të rrezikshme për shumë vite në vijim. Dhe sigurisht që do të na bëjnë një shërbim të keq, diçka që ne do ta kemi parasysh”, deklaroi Peskov.

Ora 14:17
Sunak bie dakord me Zelensky: Garancitë e G7 nuk janë të mjaftueshme për anëtarësimin e Ukrainës

1689164168_rishi.jpg

Në Samitin e NATOS është zhvilluar një takim mes Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe Kryeministrit të Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, të cilët ndajnë të njëjtin mendim se garancitë e sigurisë të premtuara nga G7 për Ukrainën janë "të rëndësishme", por ato "nuk mund të zëvendësojnë" pranimin e Kievit në NATO

Ata diskutuan për "përparimin e kundërofensivës" kundër forcave ruse dhe për "paketën e re" të ndihmës ushtarake të shpallur nga Londra.

Ndërsa përsa i përket garancive të G7, të dy liderët i përmendën ato si një pikënisje mbi të cilën do të "ndërtohej" diçka tjetër "sa më shpejt të jetë e mundur".

Rishi Sunak deklaroi se ai është plotësisht dakord për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, dhe se ka punuar shumë me shtetet e tjera për të ofruar një marrëveshje shumëpalëshe të mbrojtjes dhe ekonomike jashtë NATO-s për Ukrainën për t'i dhënë asaj mbështetje afatgjatë kundër agresionit aktual dhe të ardhshëm rus.

Të gjithë anëtarët e G7, të përbërë nga Britania e Madhe, SHBA, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Kanadaja, kanë vendosur të nënshkruajnë paktin me Ukrainën, për të cilën kryeministri ka thënë se ka potencialin për të 'rikthyer paqen në Evropë' .

Ora 13:12
Stoltenberg: Moska nuk mund të vendosë se kush do anëtarësohet në NATO

1689160269_874.jpg

Gjatë një interviste me gazetarët në Samitin e NATO-s, Jens Stoltenberg, i pyetur nëse lëvizjet e aleancës në këtë samit i kanë sjellë aleatët më afër luftës me Rusinë, ai tha se tashmë po zhvillohet një luftë e plotë në Evropë duke rrezikuar edhe NATO-n.

“Rreziku më i madh është nëse presidenti Putin fiton, sepse atëherë mesazhi është nëse përdor forcën ushtarake, kur ai shkel ligjin ndërkombëtar, kur pushton një fqinj, atëherë ai merr atë që dëshiron”, tha Stoltenberg.

Stoltenberg thotë se ky është rreziku më i madh për NATO-n, duke konfirmuar pikëpamjen e tij se Ukraina ka të drejtë të zgjedhë rrugën dhe aleancat e saj.

“Ne kurrë nuk mund të lejojmë që Moska të fillojë të vendosë se kush mund dhe nuk mund të jetë anëtar i NATO-s. Rusia ka qenë kundër çdo zgjerimi të NATO-s. I takon aleatëve të NATO-s dhe Ukrainës të vendosin se kur të bëhen anëtare, Moska nuk ka të drejtën e vetos për këtë”, shtoi Stoltenberg.

Ora 12:59
Stoltenberg: Gjëja më urgjente tani është furnizimi i Ukrainës me armë

1686939318_wreghrw.JPG

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një konferencë për shtyp me presidentin ukrainas, Volodmyr Zelensky, në samitin e NATOS, e cila po mbahet në Vilniusi tha se gjëja më urgjente ishte sigurimi i armëve të mjaftueshme për Ukrainën dhe sa më shumë mbështetje raketore dhe mbrojtje ajrore.

Ai gjithashtu shtoi se nëse Ukraina nuk e fiton këtë luftë atëhere nuk do të ketë anëtarësim për të diskutuar.

"Sepse nëse Ukraina nuk e fiton këtë luftë, nuk do të ketë anëtarësim për të diskutuar. Natyrisht garancitë, dokumentet, këshillat, takimet janë të rëndësishme. Por gjëja më urgjente është sigurimi i armëve të mjaftueshme për Ukrainën. Kjo është arsyeja pse është jashtëzakonisht e rëndësishme që ne kemi parë njoftime të reja nga aleatët, si Franca dhe Gjermania, për të ofruar më shumë mbështetje raketore dhe mbrojtje ajrore”, tha Stoltenberg.

Ora 12:17
Zonjat e para të Ukrainës dhe Francës marrin vëmendjen në darkën e Samitit të NATO-s

1689156622_lil.jpg

Gjatë darkës së organizuar nga presidenca e Lituanisë, ku po zhvillohet edhe Samiti i NATO-s, vëmendjen e kanë marrë dy zonjat e para e Ukrainës, Olena Zelenska, 45-vjeç dhe e Francës, Brigitte Macron, 70-vjeç.

Daily Mail i ka cilësuar veshjet e tyre si magjepsëse, të cilat po shoqëronin bashkëshortët e tyre në këtë takim të veçantë.

Sipas publikimit të fotove, ato duken mjaft të lumtura në praninë e njëra-tjetrës të cilat edhe e kanë komplimentuar njëra tjetrën për veshjet e tyre.

Por ajo që ra më shumë në sy ishte bashkëshortja e Presidentit të Ukrainës. Olena Zelenska u shfaq e veshur me një fustan blu të hapur të shoqëruar me disa zgjodh të bardhë ku mendohet se ajo përcillte një mesazh, ndërsa Brigita Macron u shfaq e veshur me një fustan të bardhë.

Ndërsa Brigitte, nënë e tre fëmijëve (nga martesa e saj e parë) dhe ish-mësuese, bëri përshtypje me një fustan të bardhë të cilin e bashkoi me taka të larta të zeza dhe një çantë të përshtatshme.

Dy zonjat e para kanë pozuar së bashku përkrah bashkëshortëve të tyre, duke shkëmbyer shaka të ndryshme.

Ora 11:30
Ukraina dhe Suedia nënshkruajnë marrëveshjen për shkëmbimin e inteligjencës

1689155155_kjnbdskjfh.jpg

Ukraina dhe Suedia ditën e sotme në Samitin e NATO-s e cila po mbahet në Vilnius, kanë nënshkruar një marrëveshje për shkëmbimin dhe mbrojtjen e informacionit të klasifikuar.

Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Reznikov, përmes një postimi në

More good news from Vilnius!
Ukraine and Sweden signed an agreement on cooperation in defense procurement. This document provides great opportunities both for our Armed Forces and for Swedish companies like SAAB and others.
Thank you to my friend & colleague,
@PlJonson
United by… pic.twitter.com/HPeZbOcIah

— Oleksii Reznikov (@oleksiireznikov) July 12, 2023 "> Twitter ka shkruar se besimi është themeli i një partneriteti të fortë. Ai tha gjithashtu se aksesi në informacion është çelësi i suksesit.

“Ukraina dhe Suedia kanë nënshkruar një marrëveshje për shkëmbimin dhe mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar. Besimi është themeli i një partneriteti të fortë. Dhe aksesi në informacion është çelësi i suksesit”, shkroi ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Reznikov.

Ora 11:17
Zelensky: Gjermania do të na furnizojë me më shumë raketa Patriot

1689153375_zelensku.jpg

Përmes një postimi në Telegram, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se në takimin e tij me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në Samitin e NATO-s e cila po zhvillohet në Vilnius është arritur një marrëveshje për furnizimin e metejshëm të raketave të tipit Patriot.

"Ka një marrëveshje për dërgimin e mëtejshëm të raketave të tipit Patriot nga Gjermania. Kjo është shumë e rëndësishme për të mbrojtur Ukrainën nga terrori rus! Unë jam mirënjohës për gatishmërinë e Gjermanisë për të mbështetur Ukrainën dhe mbrojtjen tonë të lirisë", shkruan Zelensky.

Ora 10:45
Orban: Duhet një armëpushim, Ukraina ka nevojë për paqe

1686911876_orban.jpeg

Përmes një postimi në Facebook Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka shkruar se duhet një armëpushim mes Ukrainës dhe Rusisë për të nisur sa më shpejt negociatat e paqes.

Ai e shoqëroi këtë shkrim së bashku me një video ku shihet ai duke folur në Samitin e NATO-s në Vilnius.

“Në vend të armëve, Ukraina ka nevojë për paqe. Pozicioni hungarez është i qartë sepse lufta është afër kufijve tanë. Duhet një armëpushim, në vend të luftës dy palët duhet të nisin sa më shpejt negociatat e paqes. Hungaria vendos kufizime për të parandaluar ndryshimin e pozicionit të NATO-s. Aleanca është ushtarako-mbrojtëse e krijuar për të mbrojtur vendet anëtare, jo për të nisur armiqësi në vende të tjera”, ka shkruar Orban.

Ora 10:33
Zelensky: Armët dhe garancia e sigurisë për anëtarësimin në NATO janë temat kryesore

1689150752_zelenbsky.jpg

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se në ditën e dytë të Samitit të NATO-s në Vilnius, do të diskutohet për tre çështje kryesore.

Tre çështjet kryesore janë: paketa e re e dërgimit të armëve, ftesa në NATO dhe garancia e sigurisë për Ukrainën drejt rrugës së NATO-s.

“Në axhendën e sotme kemi për të diskutuar tre çështje: e para janë paketat e reja të armëve për të mbështetur ushtarët tanë, e dyta, mendoj se është ftesa nga NATO. Për të gjitha këto dua të flas me aleatët tanë. Së fundi, garancitë e sigurisë për Ukrainën në rrugën e saj drejt NATO-s”, deklaroi Zelensky.

Është planifikuar gjithashtu edhe një konferencë e përbashkët për shtyp mes Zelensky dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg .

S.S//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 12/07/2023 11:00

    Pushen për ta forcuar Putinin agjent rus , duket klart se je në kordinim më këtë të çmendurin shqipfolës…q

    Përgjigju
    • Hajdari: 12/07/2023 11:22

      Ik mbaro shkollen njehere ti ore pastaj hajde bej komente

  • Trumpi: 12/07/2023 10:44

    Ty ore komik te ka mare koka ere , Amerika po te perdor mish per top dhe kur te vije ora do te flakin si lecke por mjere ata qe po humbin jeten

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat

Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat