Stoltenberg i prerë ndaj Kosovës dhe Serbisë: Tejkaloni konfliktet, dialogu është zgjidhja

Stoltenberg i prerë ndaj Kosovës dhe Serbisë: Tejkaloni konfliktet, dialogu është zgjidhja

Ditën e sotme, më 22 Nëntor po zhvillohet në Shkup, konferenca e përbashkët e shefin të NATO-s, Jens Stoltenberg së bashku me liderët e rajonit, i cili kërkoi nga Maqedonia e Veriut avancimin e procesit të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Kreu i NATO-s theksoi se ka koha të zgjidhen përfundimisht konfliktet në Ballkan, të cilat kanë zgjatur së tepërmi.

Stoltenberg e vuri theksin tek zgjidhja përmes dialogut dhe shtoi se themelimi i Asocacinit do të jetë një hap i rëndësishëm përpara.

“Vërejmë se ka rreziqe nga situata në Kosovë dhe negociatat e ngecura mes Prishtinës dhe Beogradit. Unë ju drejtohem të gjithëve në rajon, në çdo takim kam theksuar që është me rëndësi të fokusohemi në dialog për dallim nga konflikti dhe lufta. Dialogu është thelbësor për Kosovën dhe Serbinë drejt prospertitetit dhe paqes. Themelimi i Asocacionit mund të jetë një hap i rëndësishëm përpara.  Është koha që të tejkalohen konfliktet në rajon të cilat po zgjasin tepër shumë”, tha Stoltenberg.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje