Në një konferencë për shtyp në Bruksel, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, theksoi se ka ardhur koha që NATO të mirëpresë suedezët dhe finlandezët si anëtarë me të drejta të plota.
“Ka ardhur koha që Suedia dhe Finlanda t’i bashkohen NATO-s”, tha Stoltenberg.
Të enjten Budapesti deklaroi se mbështet anëtarësimin e menjëhershëm të dy shteteve nordike në Aleancë, raportojnë mediat e huaja.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se për sa i përket Ukrainës, “dyert e NATO-s janë të hapura. Dhe këtë nuk është vetëm me fjalë, ne e kemi treguar edhe me veprime”, tha ai, duke kujtuar se në vitet e fundit Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut u pranuan në bllok.
“Me këto vendime kemi treguar se dyert e NATO-s janë të hapura dhe se Rusia nuk ka të drejtën e vetos për zgjerimin e NATO-s. Ky mesazh vlen edhe për Ukrainën”, tha Stoltenberg.
Sipas Stoltenberg, kreu i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës është ftuar në një takim në Bukuresht të martën dhe të mërkurën e ardhshme për të diskutuar mbështetjen për vendin.
Gjithashtu, në takim do të marrin pjesë ministrat e jashtëm të Gjeorgjisë, Moldavisë, Bosnje-Hercegovinës, Finlandës dhe Suedisë.
Stoltenberg shtoi se nuk do të kishte paqe të qëndrueshme në Ukrainë nëse Rusia fitonte luftën, duke theksuar se Aleanca nuk do të hiqte dorë nga mbështetja e saj për Kievin.
Lajmi kryesor:
Lufta ne Ukrainë/ Putin u drejtohet nënave të ushtarëve: Mos i besoni internetit dhe TV! Në Kiev, 50% e shtëpive janë pa energji elektrike
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
53.5%
-
Jo
44%
-
Nuk e di
2.4%
Vota total: 6493
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘E pamundur 5%’, NATO kundër planeve të Trump për rritjen e shpenzimeve ushtarake
10 Janar, 19:49
-
SHBA vendos sanksionet më të ashpra ndaj naftës dhe gazit rus, preken dhe kompanitë serbe
10 Janar, 17:21
-
Trump shikon një takim të afërt me Putin: Ai dëshiron të takohemi dhe po vendosim
10 Janar, 09:12
-
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Të bindim Trump për marrëveshjen e armëve
9 Janar, 16:38
-
Lufta/ SHBA-ja i ofron ndihmë ushtarake prej 500 milionë dollarësh Ukrainës, mund të jetë e fundit nga Biden
9 Janar, 15:15
-
Demush Shasha: Testi i Donaldit tjetër
9 Janar, 10:28
-
Të akuzuar në Itali dhe Suedi për trafik narkotikësh dhe kanosje për vrasje, kapen 3 persona të shpallur në kërkim (EMRAT+VIDEO)
9 Janar, 08:41
-
Trump kërkon rritjen e kontributit nga partnerët e NATO-s: Shtetet që s'paguajnë nuk do mbështeten në rast sulmi nga Rusia
8 Janar, 09:57
-
SHBA sanksione për korrupsion bashkëpunëtorit më të afërt të Kryeministrit hungarez Orban
7 Janar, 22:40
-
Administrata Biden pritet të njoftojë ndihmë 'masive' ushtarake për Ukrainën
7 Janar, 20:32
-
Letra për ‘The Times’/ Anëtarët e parlamentit britanik: T’i japim Kievit asetet e ngrira ruse! Firmos edhe Basha si raporter për rindërtimin e Ukrainës
7 Janar, 17:42
-
Ukraina e Rusia bëjnë marrëveshje, do shkëmbejnë të burgosur
7 Janar, 16:21