Stoltenberg konfirmon ftesën për anëtarësim e Maqedonisë në NATO

Stoltenberg konfirmon ftesën për anëtarësim e Maqedonisë në NATO

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg konfirmoi se Maqedonia do të marrë ftesë për anëtarësim në aleancë në Samitin e 11 dhe 12 korrikut, por formalisht do të jetë pjesë e saj pasi të përfundojnë të gjitha procedurat për zbatimin e marrëveshjes për emrin.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Zoran Zaev, në Bruksel, Stoltenberg tha se bazuar në praktikën e deritanishme, negociatat për anëtarësim në NATO zgjasin një ose një vit e gjysmë.

“Pres që në samitin tonë pas dy javësh, krerët e shteteve dhe qeverive t’iu ftojnë të filloni bisedimet për anëtarësim, e kur të gjitha procedurat brenda vendeve të përfundojnë për ta finalizuar marrëveshjen, ju do t’i bashkoheni NATO-s. Kjo është një mundësi historike, që nuk duhet humbur. Dera e NATO-s është e hapur dhe ju jeni në prag të saj”, tha Stoltenberg.

Kryeministri maqdonas, Zoran Zaev shfrytëzoi mundësinë e paraqitur dhe premtimin e Stoltenberg, për t’u bërë thirrje maqedonasve të votojnë pozitivisht në referendumin që do të mbahet në vjeshtë, në mënyrë që marrëveshja për emrin të finalizohet. Ai shprehu siguri për këtë, duke thënë se gjatë vizitës në selinë e NATO-s pa edhe vendin ku do të jetë flamuri maqedonas.

“Marrëveshja për zgjidhjen e problemit greko-maqedonas për emrin dhe për partneritet strategjik me Greqinë zhbllokoi pranimin tonë në NATO. Maqedonia mori vendin që meriton. Në vetëm një vit, vendi ynë arriti atë që askush nuk mund të kishte parashikuar. Qasja jonë me vullnet të fortë, dialog të sinqertë dhe gatishmëri për zgjidhje, na solli shumë lajme dhe vendime të gëzueshme”, tha Zaev.

Takimin me Zaev, shefi i NATO-s Stoltenberg e realizoi një ditë pas takimit me kryeministrin grek, Alexis Tsipras. Ky i fundit kishte shprehur mbështetjen e Greqisë për integrimin e fqinjit në NATO, pasi marrëveshja për emrin të hyjë në fuqi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…