Stoltenberg: Myslimanët janë viktimat që preken më shumë nga terrorizmi


BRUKSEL, 17 nëntor /ATSH-AA/ - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi sot se  myslimanët janë viktimat që preken më shumë nga terrorizmi, njoftoi agjencia turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).
"Sulmet terroriste në Paris nuk janë vetëm kundër të pafajshmëve, por në të njëjtën kohë edhe kundër demokracisë së NATO-s dhe të BE-së si dhe kundër vlerave themelore të lirisë dhe shoqërisë së hapur", deklaroi Stoltenberg.
Ai theksoi se është e rëndësishme të rikujtohet se sulmet terroriste në Paris nuk janë një kufi mes Perëndimit dhe botës islame.
"Myslimanët në luftën kundër terrorizmit ndodhen në vijën e parë dhe ata janë viktimat kryesore të terrorizmit", theksoi ai.
Sipas tij, terrorizmi nuk bën dallime mes fesë dhe kombësisë.
"Lufta kundër terrorizmit është komplekse dhe e vështirë. Për këtë arsye është e nevojshme të vazhdohen përpjekjet ushtarake dhe diplomatike me një qasje gjithëpërfshirëse", tha Stoltenberg.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

5 destinacionet më të preferuara nga turistët, kryeson Kalaja e Gjirokastrës! Rama: Numri i vizitorëve është rritur me 42% krahasuar me vjet