Stoltenberg: NATO do të rrisë gatishmërinë e trupave të aleancës

Stoltenberg: NATO do të rrisë gatishmërinë e trupave të aleancës

shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s pritet t'i japin dritën jeshile një nisme të re të Shteteve të Bashkuara që do të rrisë gatishmërinë e trupave të aleancës, në rast të krizës, tha shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Takimi në Bruksel do të mbahet të enjten. "Pres të pajtohemi për Nismën e Gatishmërisë së NATO-s", tha Stoltenberg.

"Nisma e Gatishmërisë së NATO-s do të thotë se aleatët, deri në vitin 2020, do të kenë 30 batalione të mekanizuara, 30 skuadra ajrore dhe 30 anije luftarake gati brenda 30 ditësh ose më pak", shpjegoi Stoltenberg.

Vendet anëtare të NATO-s kanë vendosur tashmë rreth 4,000 trupa në shtetet e Baltikut dhe në Poloni, për t'iu kundërvënë kërcënimit rus, sidomos pas aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Moska, në vitin 2014.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë