Stoltenberg: NATO mund të kishte bërë më shumë për të parandaluar luftën në Ukrainë

Stoltenberg: NATO mund të kishte bërë më shumë për të parandaluar luftën në Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

NATO mund të bënte më shumë për të parandaluar pushtimin e Ukrainës, që Rusia nisi në vitin 2022.

Kështu deklaroi ditën e sotme, shefi në largim i aleancës ushtarake perëndimore, Jens Stoltenberg.

“Tani ne i ofrojmë paisje ushtarake një lufte, atëherë mund të kishim siguruar paisje ushtarake për të parandaluar luftën”, ”, tha Stoltenberg.

Sipas Reuters, Stoltenberg theksoi se hezitimi i aleancës për të ofruar armë që Kievi kërkonte para nisjes së pushtimit ishte për shkak të frikës se tensionet me Rusinë do të përshkallëzoheshin.

Stoltenberg vuri në dukje hezitimin e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut për të ofruar armë që Kievi kishte kërkuar përpara pushtimit të plotë të Rusisë për shkak të frikës se tensionet me Rusinë do të përshkallëzoheshin.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës, gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës, gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar