“Të gjithë aleatët qendrojnë në krah të Turqisë dhe solidarizohen me të. Ne i dënojmë ashpër sulmet terroriste ndaj saj” kështu deklaroi Sekretari i përgjithshëm i Natos Stoltenberg në konferencën speciale kërkuar nga Turqia. Shumica e vendeve anëtare bënë thirrje që qeveria e Turqisë të mos braktisë procesin e paqes me kurdët.
Por pak më herët presidenti Erdogan u shpreh se ishte e pamundur të vazhdohej ky proces dhe nxiti Parlamentin turk t’u heqë imunitetin politikanëve që kanë lihje me “grupet terroriste” e t’i vënë në dispozicion të hetimeve të drejtësisë. Javën e kaluar, avionët luftarakë të Turqisë goditën objektivat e Shtetit Islamik në Siri për herë të parë,të cilat u ndërmorën pas një sulmi xhihadist përtej kufirit dhe një shpërthimit kamikaz në provincën jugore të Suruçit.
Në deklaratën e tij të hapjes, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shprehu ngushëllimet e tij për viktimat e sulmeve terroriste në Turqi.
"Terrorizmi nuk mund të tolerohet apo justifikohet", tha Stoltenberg. "Ne solidarizohemi me dhimbjen e aleatit tonë ." shtoi ai.
Turqia bëri kërkesën për seancë të veçantë të së martës në bazë të nenit 4 të traktatit themelues të NATO-s . Kjo do të jetë hera e pestë që NATO mblidhet nga ky nen i cili lejon vendet të kërkojë konsultime kur ata besojnë se integriteti territorial, pavarësia e tyre politike apo cështje të tjera të sigurisë ndihen të kërcënuara.
Ndërkohë ministri i jashtëm turk u shpreh se "Në vazhdën e rritjes së kërcënimeve pas sulmeve ndaj sigurisë dhe zbatimit të ligjit forcave tona në krahinat e Dijarbakir, Sanliurfa dhe Kilis . por duhet trajtiar në veçanti sulmi terrorist mori jetën e 32 qytetarëve të pafajshëm turq në Suruxh më 20 korrik 2015 dhe masat e nevojshme janë duke u marrë dhe në këtë kontekst, operacionet janë duke u kryer nga Forcat e Armatosura të Turqisë"
"Turqia kërkoi takim në kuadrin e seriozitetit të situatës pas sulmeve të fundit terroriste, dhe për të informuar aleatët për masat që duhen marrë", tha këshilli.
"Siguria e Aleancës është e pandashme, dhe ne qëndrojmë në solidaritet të fortë me Turqinë." u shpreh nje keshilltar .
Presidenti i Turqisë bëri thirrje NATO-s të "bëjë pjesën e tij" për të ndihmuar të trajtuar shqetësimet e vendit mbi sigurinë
në kufijtë e saj.
Duke folur të martën përpara një fluturim në Kinë, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan u tha gazetarëve në Esenboga aeroportin e Ankarasë: "Në rast të ndonjë anëtari të NATO-s ëhtë duke u sulmuar, NATO-ja duhet të japë mbështetjen për këtë vend anëtar në këtë rast është Turqia, tani është duke ushtruar të drejtën e saj për vetë-mbrojtje dhe në respekt të sigurisë dhe do të vazhdojnë të përdorin atë. Por edhe NATO duhet të jetë e përgatitur për situaten.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com