Ai gjithashtu ka dënuar rritjen e shpejtë të tensioneve në lindje të Ukrainës.
“Ne po vëzhgojmë rritjen më të madhe të tensioneve prej shumë kohësh në Ukrainë”, u shpreh Stoltenberg, gjatë një konference për shtyp në Bruksel, duke shtuar se vetëm gjatë javës së kaluar kanë ndodhur 5,600 shkelje të armëpushimit.
Ai gjithashtu ka kërkuar nga të gjitha palët e përfshira në konflikt, një tërheqje të arsenalit të rëndë dhe korridore të lira për vëzhguesit e OSBE-së, ashtu si është rënë dakord në marrëveshjes e Miskut.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com