Stoltenberg: Rusia të mos kërkojë konflikte dhe t'i japë fund luftës! Do mbrojmë çdo territor të NATO-s

Stoltenberg: Rusia të mos kërkojë konflikte dhe t'i japë fund luftës! Do mbrojmë çdo territor të NATO-s

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një konferencë për shtyp me presidentin polak Andrzej Duda, pas vizitës së tyre në bazën ajrore Lask, i bëri thirrje Rusisë që të ndalojë luftën në Ukrainë dhe t'i rikthehet diplomacisë. Stoltenberg u shpreh se ata do të mbrojnë çdo territor të NATO-s.

“Rusia duhet të ndërpresë armiqësitë, të tërheqë trupat e saj nga Ukraina dhe të përfshihet në negociata me vullnet të mirë. Në këto orë për herë të parë po vendosim forcat e reagimit të NATO-s dhe trupat franceze po mbërrijnë në Rumani. Ne do të mbrojmë çdo territor të NATO-s. Ne jemi një Aleancë mbrojtëse. Ne nuk kërkojmë konflikt me Rusinë. Ata duhet të ndalojnë luftën dhe t'i rikthehen diplomacisë. Lufta e Putinit i prek të gjithë dhe aleatët e NATO-s janë të bashkuar", tha ai.


Lajmi kryesor:

Nata e 6 e luftës, Kievi i rrethuar! Protesta kundër Putinit në të gjithë Evropën! BE 'Ok' përjashtimit të 7 bankave ruse nga sistemi SWIFT, shpëton vetëm Gazprombank


  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024