Stoltenberg: Situata në Kosovë është shqetësuese, s’lejojmë të kthehet dhuna e viteve 90-të

Stoltenberg: Situata në Kosovë është shqetësuese, s’lejojmë të kthehet dhuna e viteve 90-të

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka cilësuar situatën në Kosovë shumë shqetësuese pas ngjarjeve të 24 shtatorit në fshatin Banjskë të Zveçanit, teksa ka garantuar se Forcat e NATO-s në Kosovë (KFOR) do ta ruajnë paqen në rajon. Kështu është shprehur Stoltenberg në një intervistë për gazetën gjermane “Welt”.

“Situata në Kosovë është shkak për shqetësim të madh.Dua të them shumë qartë: trupat e NATO-s janë të gatshme të ruajnë paqen në Kosovë. Nuk do të lejojmë që dhuna e viteve 1990 të kthehet”, tha Stoltenberg disa ditë para takimit të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel.

Stoltenberg ka kërkuar që Kosova dhe Serbia duhet t’i kthehen dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

“Kjo është mënyra e vetme për të arritur paqe të qëndrueshme për të gjitha komunitetet”, tha Stoltenberg.

Si përgjigje ndaj trazirave, Britania e Madhe rriti forcën paqeruajtëse të KFOR-it, e cila udhëhiqet nga NATO që nga viti 1999, nga numri aktual prej rreth 4,500 ushtarësh me 200 trupa ushtarake.

Më 24 shtator 2023 në fshatin Banjskë të Zveçanit në një sulm terrorist ka mbetur i vrarë një polic i Kosovës, Afrim Bunjaku.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pas 5 orësh, Veliaj del nga SPAK: Do ju sqaroj çdo gjë nga mbledhja e Këshillit bashkiak

Pas 5 orësh, Veliaj del nga SPAK: Do ju sqaroj çdo gjë nga mbledhja e Këshillit bashkiak