Stoltenberg: Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është i rëndësishëm për gjithë Europën, do të bëjmë gjithçka për sigurimin e stabilitetit

Stoltenberg: Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është i rëndësishëm për gjithë Europën, do të bëjmë gjithçka për sigurimin e stabilitetit

Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se Aleanca do të bëjë çfarë duhet për të siguruar stabilitet në Ballkanin Perëndimor, duke shtuar se paqja në këtë rajon është e rëndësishme edhe për vetë Europën dhe NATO-n.

Këtë deklaratë Stoltenberg e bëri para takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s kur u pyet nga një gazetar mbi deklaratën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili tha më herët se në bazë të informatave inteligjente, Rusia do të tentojë të nxisë luftë në Ballkan.

“NATO do të bëjë çfarëdo që duhet që të mbajë stabilitet në rajon, sepse është e rëndësishme jo vetëm për rajonin, por për gjithë Europën dhe NATO-n”, tha Stoltenberg.

Ai foli edhe për vizitën e tij në disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe atë në Kosovë ku u takua me krerët e shtetit.

“Çfarë pamë atje është se tensionet janë duke u rritur. Kemi parë rritje tensionesh dhe retorikë përçarëse në Bosnje e Hercegovinë. Kemi parë disa incidente serioze të dhunës në Kosovë, përfshirë sulmin në paqeruajtësit e NATO-s ku 93 ushtarë janë lënduar, disa prej tyre me lëndime serioze. Dhe po ashtu pamë edhe incidentin e Banjkës ku disa njerëz janë vrarë në shtator në Kosovë. Këto janë incidente serioze dhe ne duhet të qëndrojmë të fokusuar në Ballkanin Perëndimor dhe në të njëjtën kohë ndaj luftës në Gaza dhe për të vazhduar t’i japim mbështetjen Ukrainës”, tha Stoltenberg.

Stoltenberg tha se NATO ka prezencë në Bosnje e Kosovë dhe se do të punojnë bashkë me Bashkimin Europian dhe misionet për qëllimin e mbajtjes së stabilitetit.

“Do të punojmë bashkë me partnerët, aleatët në rajon për të siguruar që të bëjmë çfarë duhet për të reduktuar tensionet”, tha Stoltenberg.

Në këtë takim ku do të marrë pjesë edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ku do të diskutohet edhe për Ballkanin Perëndimor.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë