Stoltenberg në Beograd: Grumbullimi i ushtrisë serbe pranë Kosovës nuk ndihmon në qetësimin e situatës! Vuçiç: Vendosim vetë

Pas Kosovës Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg shkoi në Beograd në zyrën e Presidentit Aleksandër Vuçiç. Në konferencën e përbashkët, kreu i NATO-s deklaroi se ai mbështet formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, çelësi sipas tij për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Akumulimi i forcave të Forcave të Armatosura Serbe pranë vijës administrative nuk do të ndihmonte situatën, mirëpres dhe mbështes formimin e Asociacionit në Kosovë, do të ishte çelësi i normalizimit të marrëdhënieve”,- tha Stoltenberg.

Stoltenberg, shprehu shqetësimin e pranisë së forcave të ushtrisë serbe në afërsi të kufirit me Kosovën dhe bëri thirrje për vetëpërmbajtje nga veprimet përshkallëzuese.

"Për dy dekada, KFOR-i ka garantuar një mjedis të sigurt në Kosovë, ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Disa anëtarë të NATO-s i mbijetuan disa sulmeve, në shtator pamë një shpërthim tjetër dhune në Kosovë, kjo nuk mund të lejohet”, - shtoi ai.

Nga ana e tij presidenti serb, Aleksandar Vuçiç u përgjigj se ushtria serbe “kurrë nuk i ka tejkaluar të drejtat dhe kompetencat e saj”.

“Ku dhe si do ta vendosim ushtrinë në përputhje me Kushtetutën e Serbisë, pa rrezikuar askënd, kjo është puna jonë”,- tha ai.

Më herët nga Prishtina zyrtare Stoltenberg tha se aleanca po shqyrton mundësinë e një shtimi të përhershëm të pranisë së saj ushtarake në Ballkanin Perëndimor për të mbajtur tensionet nën kontroll. Ndërsa pas deklaratës së presidentit ukrainas  Zelenskyy se ka informacione që Rusia mund të nxisë një konflikt në Ballkanin Perëndimor”, ka reaguar Departamenti amerikan i Shtetit i cili thotë se përgjigja më e mirë ndaj këtij rreziku është anëtarësimi i këtyre vendee në BE. Për zëdhënësin e BE-së Peter Stano tha se ndikimi keqdashës rus në territorin e Ballkanit Perëndimor, nuk është shqetësim i ri.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:49
Pas takimit me Vuçiç në Beograd, reagon Stoltenberg: Grumbullimi i ushtrisë serbe pranë Kosovës nuk ndihmon në qetësimin e situatës së tensionuar mes dy vendeve

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të martën (21 Nëntor) në Beograd se grumbullimi i forcave të ushtrisë serbe në afërsi të kufirit me Kosovën nuk ndihmon në qetësimin e situatës së tensionuar mes dy vendeve.

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë u tensionuan dukshëm më 24 shtator kur Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur serbësh në fshatin Banjskë të Zviceranit në veri të vendit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Tre sulmues serbë u vranë në luftimet që pasuan.

Pak kohë pas sulmit, Serbia i dërgoi forcat e saj në afërsi të kufirit kosovar, para se t’i tërhiqte pas reagimit të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

“Të dy palët duhet t’i ulin tensionet dhe të vetëpërmbahen nga veprimet përshkallëzuese”, tha Stoltenberg në një konferencë për media me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Përgjegjësinë për sulmit e 24 shtatorit e mori Millan Radoiçiç, ish-nënkryetari i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit.

Serbia ka zhvendosur trupat e saj pranë kufirit me Kosovën disa herë edhe në të kaluarën.

“Grumbullimi i forcave të Ushtrisë Serbe në afërsi të kufirit me Kosovën nuk do të ndihmonte në qetësimin e situatës”, tha Stoltenberg.

S.S/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë