Stoltenberg: Të gjithë aleatët e NATO-s janë dakort për antarësimin e Ukrainës

Stoltenberg: Të gjithë aleatët e NATO-s janë dakort për antarësimin e Ukrainës

1685603107_jeansstolenberg.jpg

Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, teksa hapi Samitin e Bukureshtit 9 në Sllovaki, konfirmoi dakortësinë  e shteteve aleate të NATO-s për anëtarësimin e Ukrainës.

“Të gjitha aleatët pajtohen që dera e NATO-s mbetet e hapur, se Ukraina do të bëhet anëtare e aleancës dhe se Rusia nuk mund të vërë veton ndaj saj”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Stoltenberg u shpreh gjithashtu se NATO do të vijojë mbështetjen e saj ndaj Ukrainës.

"Vendimet që do të marrim në samitin e korrikut në Vilnius do të jenë shumë domethënëse. Ne do të forcojmë mbështetjen tonë për Ukrainën me një paketë ndihme shumëvjeçare për ta ndihmuar atë të kalojë nga epoka sovjetike në standardet e NATO-s dhe ta sjellë Ukrainën më afër NATO-s”, deklaroi Jens Stoltenberg.

 


Lajmi kryesor:

Lufta/ Shkatërrohet diga afër Kherson, përmbytje masive, evakuohen banorët! Kuleba: Mijëra civilë në rrezik! Zelensky: Rusia nuk na ndal dot


M.T/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Dash Sula kritika për draftin e Zgjedhores: E keni sjellë në Komision gjysmë ore para, e keni vulosur! Gjithçka tjetër kot

Dash Sula kritika për draftin e Zgjedhores: E keni sjellë në Komision gjysmë ore para, e keni vulosur! Gjithçka tjetër kot