Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, në një intervistë të botuar sot në shtypin gjerman, u bëri thirrje evropianëve të rrisin prodhimin e tyre të armëve për të rritur dërgesat në Ukrainë dhe për të parandaluar një konfrontim me Moskën "që mund të zgjasë për dekada".
Me më pak se një javë para takimit të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel më 15 dhe 16 shkurt, Jens Stoltenberg tha: "Ne duhet të rindërtojmë dhe zhvillojmë bazën tonë industriale më shpejt për të rritur dërgesat në Ukrainë dhe për të riorganizuar stoqet tona".
“Kjo do të thotë se ne duhet të kalojmë nga prodhimi i ngadaltë në kohë paqeje në prodhim të shpejtë në kohë konflikti”, tha Stoltenberg për gazetën gjermane Welt am Sonntag.
“Nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë ushtarak për një vend aleat në NATO, por në të njëjtën kohë, Kremlini bën rregullisht kërcënime kundër vendeve të NATO-s”, tha Stoltenberg.
Duke theksuar se pushtimi rus i Ukrainës gati dy vjet më parë tregoi se paqja në Evropë nuk është e sigurtë, ai këmbënguli në rëndësinë e mbrojtjes së vendeve të aleancës.
“Për sa kohë që investojmë në sigurinë tonë dhe mbetemi të bashkuar, do të vazhdojmë të parandalojmë çdo sulm”, tha ai.
"NATO nuk po kërkon luftë me Rusinë, por ne duhet të përgatitemi për një konfrontim që mund të zgjasë dekada," tha ai.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
30.9%
-
Të gabuar
54.7%
-
Nuk e di
14.4%
Vota total: 139
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Begaj pret trupin diplomatik: BE e vetmja alternativë për ne, zgjedhjet test, diasporës ia kishim borxh votën! Falenderojmë SHBA për kontributin në Drejtësi
23 Janar, 19:37
-
Analiza/ Ja pse Trump mund ta godasë Putinin më fort se Biden
23 Janar, 17:51
-
Presidenti Trump në Forumin e Davosit: Kievi, i gatshëm për një marrëveshje! Dua të takoj Putinin së shpejti! Arabia Saudite dhe OPEC të ulin çmimet e naftës! BE na trajton keq
23 Janar, 17:45
-
Trump paralajmëroi Rusinë për sanksione të reja nëse nuk arrihet marrëveshja për fundin e luftës në Ukrainë, Kremlini: Mbetemi të gatshëm për dialog
23 Janar, 14:32
-
Mark Rutte: Fitorja e Rusisë në Ukrainë do të sillte pasoja të mëdha për NATO-n
23 Janar, 12:07
-
A mund të bëjë Trump marrëveshje me Putinin dhe ta vërë Ukrainën para aktit të kryer?
23 Janar, 08:41
-
Lufta në Ukrainë/ Sulm me raketa ruse në Zaporizhia, 1 i vdekur dhe 16 të plagosur, mes tyre një vajzë vetëm dy muajshe
23 Janar, 07:53
-
Trump paralajmëron sërish Putinin: Nëse s'ka një marrëveshje për Ukrainën së shpejti, do shtoj tarifat e sanksionet mbi gjithçka që shitet nga Rusia në SHBA
22 Janar, 17:47
-
Arrestohet për pasurim të paligjshëm kryepsikiatri i ushtrisë së Ukrainës, kishte grumbulluar 1 milion $
22 Janar, 17:15
-
Zv.kryeministrja në Kiev: Rusia ka sulmuar objektet energjetike të Ukrainës 1200 herë
22 Janar, 13:42
-
Çfarë po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje?
22 Janar, 08:55
-
Liderët botërorë reagojnë për inaugurimin e Donald Trump
21 Janar, 15:23
Nato nuk po kerkon lufte me Rusine por cfare kerkon o qorri ? E shkaterruat Ukrainen dhe po dergoni drejt vdekjes me mijera djem nenash , jepini fund atyre qellimeve tuaja mizore se do te komandoni boten si keni ber deri dje , ajo kohe iku dhe duhet ta pranoni realitetin
PërgjigjuOre Turi, po ti nga i ke këto informacione se NATO po shkatëron ukrainen, apo e ke mezen dhe rakin para dhe po zgjidh problemet e evropes!?!? Dhe sa per realitetin, fol më mir kur te te ket dal rakia KLM