NATO do të vendosë sot katër grupe të tjera beteje në frontin lindor, veçanërisht në Bullgari, Rumani, Sllovaki dhe Hungari, për të përballuar kërcënimin rus. Lajmi është bërë i ditur nga Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg.

Në një deklaratë për shtyp, ai theksoi e të gjithë vendet duhet të investojnë më shumë për mbrojtjen.

"Unë pres që liderët të bien dakord për të përshpejtuar zbatimin e angazhimit që ata kanë marrë për të investuar më shumë në mbrojtje. Aleatët e kuptojnë se për ta bërë këtë ne duhet të ndajmë më shumë burime nga buxhetet e mbrojtjes kombëtare. Unë mirëpres vendimin e Gjermanisë për të shpenzuar 2 për qind të PBB-së. Gjermania është një ekonomi e madhe dhe kështu kjo bën një ndryshim", tha Stoltenberg.

Nga ana tjetër, ai i ka kërkuar Kinës që të  dënojë pushtimin” e Ukrainës nga Rusia dhe “të mos i japë mbështetje politike dhe ushtarake.


Lajmi kryesor:

Lufta/ NATO: Aleanca në rrezikun më të madh prej dekadash! Putin të tërheqë trupat, rrisim prezencën ushtarake në kufi me Ukrainën! Rusia: NATO dëshiron që lufta të vazhdojë