Stop humbjeve të jetës në punë, zhvillohet Konferenca Rajonale e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Stop humbjeve të jetës në punë, zhvillohet Konferenca Rajonale e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Sot më datë 8 maj u zhvillua në Tiranë Konferenca Rajonale e vendeve të Ballkanit Perëndimor me titull “Përmirësimi i sigurisë dhe shëndetit në punë”. Konferenca bëri bashkë veprimtarë të rëndësishëm rajonalë dhe të Shqipërisë: institucione publike, agjenci shtetërore dhe kompani private të sigurisë dhe shëndetit në punë, organizatat e punëmarrësve, punëdhënësve dhe  shoqërisë civile.

Ajo bëri publike gjetjet e studimit të ndërmarrë në të katër vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëri, Kosovë, Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë. Studimi është kryer nga organizata të shoqërisë civile të këtyre vendeve, si një projekti i mbështetur nga Olof Palme International Center, me fonde të qeverisë Suedeze.

Në përfundim të konferencës, pjesëmarrësit nënshkruan një Peticion të përbashkët drejtuar parlamenteve dhe qeverive të Shqipërisë, Kosovës, Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës, si më poshtë:   

PETICION
Drejtuar Parlamenteve dhe Qeverive të: Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Kosovës dhe Serbisë

Standardet dhe kushtet e papërshtatshme shëndetësore dhe të sigurisë në punë në vendet e Ballkanit Perëndimor vazhdojnë të prodhojnë viktima në punë. Sipas të dhënave zyrtare, 53 punonjës në Serbi, 26 në Bosnjë dhe Hercegovinë, 23 në Kosovë dhe 27 punonjës në Shqipëri kanë humbur jetën si rezultat i aksidenteve fatale në punë në vitin 2018. Në Serbi, 30 për qind e atyre që humbën jetën ishin punëtorë informalë.

Në vendet tona, qindra dhe mijëra punonjës aksidentohen rëndë gjatë punës. Ka dhjetëra mijëra punonjës që vuajnë nga sëmundje të rënda profesionale që kërcënojnë seriozisht jetën e tyre, për shkak të kushteve të papërshtatshme dhe të vështira të punës.

Edhe pse ka një përmirësim gradual në fushën e shëndetit dhe sigurisë në punë në rajon, ende ngelet shumë për të bërë në drejtim të trajtimit të informalitetit, forcimit dhe mbajtjes përgjegjëse të institucioneve përkatëse publike.

Në përputhje me Direktivën e BE-së 391/89 të 12 qershorit 1989, ne aktivistët e Fondacionit “Qendra për Demokraci”, Serbi; "Qendra për të Drejtat në Punë”, Shqipëri; “Rrjeti i Bashkëmoshatarëve Edukatorë”, Kosovë, dhe “Qendra për Bashkëpunim Civil –Livno”, në Bosnje-Hercegovinë, u angazhuam në studimin e kushteve të shëndetit dhe sigurisë në punë në vendet tona përkatëse.

Në konferencën rajonale më 8 maj 2019 në Tiranë, së bashku me partnerët tanë prezantuam gjetjet dhe rekomandimet e studimit. Këto propozime për veprim janë të vlefshme për të gjitha vendet tona dhe ne kërkojmë nga Ju t’i merrni parasysh për t’i realizuar së bashku në të ardhmen e afërt.  

1. Hartimi i paketës së ligjeve Për Sigurimin ndaj Lëndimeve dhe Sëmundjeve Profesionale në Punë, e cila, si praktikë ligjore e zgjeruar e vendeve të BE-së, mungon në të gjitha vendet tona (ne mund ta bëjmë këtë së bashku, ne mund të paraqesim një projekt në ministrinë përkatëse ose strukturën që merret me të drejtat në punë)

2. Forcimi i kapaciteteve të strukturave shtetërore për inspektimin e shëndetit dhe sigurisë në punë, rritja e numrit të inspektorëve dhe rritja e gjobave dhe masave administrative për shkelësit;

3. Imponimi i themelimit dhe sigurimi i funksionimit joformal të këshillave të shëndetit dhe sigurisë në punë në sektorin publik dhe privat;

4. Prezantimi i Regjistrit Kombëtar të Aksidenteve dhe Lëndimeve me Pasoja të Rënda në Punë në ministritë përgjegjëse për punën dhe/ose institucionet e ngjashme shtetërore dhe vendosja e sistemin të flamujve të kuq (red flags) për kompanitë shtetërore dhe private që kanë numrin më të madh të aksidenteve dhe lëndimeve në punë, duke zbatuar një program të veçantë për inspektimi i tyre;

5. Hartimi dhe miratimi i Strategjive Kombëtare për Përmirësimin e Shëndetit dhe Sigurisë në Punë 2020-2024

Ne jemi të gatshëm të kontribuojmë me ekspertizë dhe punë të përbashkët për të realizuar veprimet e mësipërme,

Me respekt,

Fondacioni Qendra për Demokraci, Serbi

Qendra për të Drejtat në Punë, Shqipëri

Qendra për Bashkëpunim Civil -Livno, Bosnjë dhe Hercegovinë

Rrjeti i Bashkëmoshatarëve Edukatorë, Kosovë

Partnerët:

BSPSH, Shqipëri  Qendra për Politika dhe Avokim, Kosovë  Aleanca Gjinore për Zhvillim, Shqipëri

Shoqata "Së Bashku për Jetën", Shqipëri Shoqata “Ballkanosh”, Serbi Sindikata “CATUS”, Serbi

OJF “PEN”, Kosovë Sindikata e Pavarur e Kimisë dhe Jometaleve, Bosnje-Hercegovine

Sindikata e Tektileve dhe Xhamit, Maqedoni e Veriut Sindikata e Tekstileve dhe Veshjeve, Shqipëri Shoqata e Invalideve te Punes, Shqipëri Sindikata e Sherbimit Shendetesor te Shqiperise Sindikata e Postes Shqiptare Sindikata e Poste-Telekomit Shqiptar 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës