Qeveria shqiptare i kërkon Departamentit të Shtetit të sjellë ekspertë pranë MPJ për të asistuar punët e saj në diplomaci, e sidomos në diplomacinë rajonale. Si ka qenë historiku i marrëdhënieve mes dy vendeve
Qeveria shqiptare do të kërkojë ekspertizë amerikane, pranë ministrisë së Punëve të Jashtme. Merr fund kështu odiseja e pagesave marramendëse të firmave lobuese, siç veproi qeveria “Berisha” në rastin e Podestës. Lajmi u bë i ditur pas takimit paraditen e djeshme mes ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, dhe ambasadorit amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu.
“Në kuadrin e konsultimeve...i kam kërkuar ambasadorit nevojën për ekspertizë amerikane për t’u atashuar apo bashkëpunuar me MPJ-në, për të ndihmuar një projektim edhe më të mirë të Shqipërisë në rajon...” bëri të ditur ministri Bushati dje pas takimit me ambasadorin, duke përmendur edhe zhvillimet pozitive në rajon, si marrëveshja Kosovë-Serbi, anëtarësimi i Kroacisë në BE, dhe kalimin e disa projekteve gazsjellëse në rajon. I menjëhershëm ishte edhe reagimi zyrtar i ambasadorit Arvizu.
“Ndihemi shumë të nderuar që morëm kërkesën nga ana e Ministrit për ndihmën për zhvillime strategjike, sepse Shqipëria është vërtet një histori e lajmit të mirë dhe ka një histori të shkëlqyer per ta ndarë me të tjerët. Ne ndihemi me të vërtetë mirë që mund të ndihmojmë për të përhapur këtë lajm të mirë. Presim me kënaqësi vazhdimin e këtij partneriteti aktiv” garantoi Arvizu, i cili pritet që këtë kërkesë tia dërgojë Departamentit të Shtetit. Sipas burimeve brenda takimit, bëhet fjalë për një kërkesë të qartë për ekspertë amerikanë që duhet të asistojnë politikat e jashtme të qeverisë shqiptare, për një qasje të këtyre politikave në përputhje me projektin evropian dhe partneritetin strategjik të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.
Qeveria shqiptare ka qenë veçanërisht e përkushtuar të plotësojë çdo kërkesë të SHBA, që nga bashkimi i trupave komando shqiptare në misione paqeruajtëse në botë, nën mbështetjen e SHBA, apo qoftë edhe në pritjen e Ujgurëve, muxhahedinëve, e në rastet e bashkëpunimit edhe në luftën kundër krimit të organizuar. Ka vetëm një detaj jo pak të rëndësishëm që vite më parë “tronditën” disi marrëdhëniet mes BE dhe Shqipërisë në favor të SHBA. Bëhet fjalë për firmosjen e Statutit të Romës në 2 maj 2003, me vizitën e ish sekretarit amerikan të shtetit Kolin Pauell në Tiranë. Ish kryeministri Nano dhe zoti Pauell firmosën marrëveshjen sipas të cilës u njihet imunitet shtetasve amerikanë nga Gjykata Ndërkombëtare Penale. Në disa pyetësorë rresht Bashkimi Evropian i kërkoi Shqipërisë shfuqizimin e kësaj marrëveshjeje që binte ndesh me perspektivën evropiane të shtetit shqiptar. Por deri më sot, asnjë qeveri shqiptare nuk ka bërë asnjë përçapje për të prishur marrëveshjen e firmosur në maj të vitit 2003.
Shkrimi u publikua sot (20.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Dje takimi Bushati-Arvizu