TIRANE- Këshilli Kombëtar i Territorit në vendimin mbi “Harmonizimin e instrumenteve të planifikimit vendor në funksion të ndarjes së re administrativo –territoriale” ndërpret të gjitha lejet e reja për ndërtime, si dhe kërkon verifikimin e të dhënave mbi ato që janë në zbatim. KKT ka vendosur dje fillimin e procedurave për rishikimin e instrumenteve të planifikimit vendor, me qëllim harmonizimin e tyre në funksion të ndarjes së re administrativo –territoriale.