'Stop menjëherë lajmeve të rreme!', Rama paralajmërim të fortë mediave që përhapin panik: Do detyrohem t'i mbyll forcërisht

 'Stop menjëherë lajmeve të rreme!', Rama paralajmërim të fortë mediave që përhapin panik: Do detyrohem t'i mbyll forcërisht

Kryeministri, Edi Rama ka bërë një reagim të ashpër ndaj të gjithë portaleve dhe kanaleve të informimit që në këto ditë të vështira që po kalon vendi ynë, bëjnë lajme të rreme dhe përhapin panik. Kryeministri shpjegon se në kuadër të ligjit për gjendjen e jashtëzakonshme, do të jetë i detyruar që të ndërhyjë edhe forcërisht nëse kjo situatë vijon të përsëritet.

"Paralajmëroj për herë të fundit portalet e kanalet e informimit se nê kushtet dhe kuadrin ligjor te Gjendjes së Jashtezakonshme, do jem i detyruar te nderhyj forcerisht per mbylljen e tyre deri ne fund te kesaj faze dramatike, nese vazhdojne me lajme te rreme qe hapin panik!" shkruan Rama.

Më pas kryeministri shton se në këtë situatë të jashtëzakonshme duhet matur çdo fjalë dhe është e patolerueshme që të publikohen sharlatanizma.

"Në këtë situatë të jashtëzakonshme, ku duhet matur çdo fjalë është e patolerueshme që të publikohen sharlatanizma delirantësh vendas a të huaj apo të shtrembërohen, sipas avazit të zakonshëm, prononcimet e shpjegimet e arsyeshme të ekspertëve! STOP DHE STOP TANI! MENJËHERË!!!" shkruan më tej Rama.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Uashington, ekspozohen 2500 objekte të rralla në muzeun e ndërtimit

Uashington, ekspozohen 2500 objekte të rralla në muzeun e ndërtimit