Kryeministri Rama dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nënvizuan angazhimin e qeverisë për të nxjerrë Shqipërinë nga lista e vendeve në vëzhgim të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, përmes bashkërendimit të punës mes agjencive ligjzbatuese por dhe institucioneve ndërkombëtare.
Rama dhe Tahiri nënvizuan se kjo lufta kundër trafikut është një sfidë emergjente, një problem alarmant, në kohën kur nuk gjen asnjë bazë të dhënash për të mundësuar nxjerren e konkluzione dhe janë shpërdoruar fondet e dhëna nga ndërkombëtarët. Ata shtuan se fuqizimi i Byrosë hetimore do të ndërtojë atë hallkë bashkërendimi për të funksionuar më mirë sistemi i drejtësisë me atë të rendit.
Gjithashtu Tahiri foli dhe për ngritjen e një bordi monitorues, pranë ministrisë së Brendshme për të hartuar planin e veprimit si dhe për të monitoruar sa vihet në zbatim ky plan nga organet ligjzbatuese.
Ambasadori i BE-së, OSBE-së dhe SHBA-së duke shrpehur gadishmërinë për të qenë pranë qeverisë në këtë luftë, nënvizuan nevojën e bashkëpunimit dhe koordinimit si dhe aplikimin e dënimeve më të ashpra nga sistemi i drejtësisë.
Sot është dita europiane kundër trafikimit të personave dhe konferenca me titull për t’i thënë “Stop trafikimit. Së bashku mund të bëjmë më shumë” u organizua në hotel Tirana Internacional.
CFARE U THA NE KONFERENCE
Konferencën e hapi Kryeministri Rama i cili vlerësoi takimin si “shprehje e një vullneti të ri për tju qasur këtij problem shumë kompleks me vizion të ri”.
"Si në të gjitha fushat, shpërdorimi i fondeve të dhëna nga ndërkombëtarët dhe presioni politik konstant deri në asfiski tregon se, sot, është gjëndja shumë e dobët për të qenë aktive në parandalimin e trafikut. Këtë e kanë bërë më të dobët shtetin në parandalimin e këtij trafiku dhe sensibilizimin sa i takon këtij problem dhe vetë personat vulnerabël që janë viktima të këtij trafiku.”- tha Rama.
“Duke qenë thellësisht të vetëdishjëm, që kjo sfidë sado komplekse dhe e vështirë është në të njëjtën kohë një emergjencë shoqërore dhe që lidhet me domosdoshmërinë për të mos lejuar që Shqipëria të hyjë në kutinë e zezë të vendeve që konsiderohen sot si të pashpresa.”- nënvizoi më tej Rama.
BYROJA HALLKA E MUNGUAR E BASHKERENDIMIT
Rama vlerësoi se fuqizimi i Byrosë Kombëtare të hetimit do të jetë hallkë e munguar të koordinimit mes organeve të rendit dhe drejtësisë në parandalimin e këtij trafiku.
“Me fuqizimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit do të kemi një standard tjetër të nivelit të lartë për të garantuar evidentimin dhe hetimin e veprave penale në zbatim të strategjisë së re dhe planit të veprimit kundër krimit të organizuar duke forcuar gjithë zinxhirin institucional dhe duke pasur një hallkë të munguar për të koordiunuar organet e rendit me të drejtësisë”
RAMA: INSTRUMENTAT LIGJORE PER TE MBROJTUR VIKTIMAT VETEM NE LETER
“Duhet t’i jepet përparësisë absolute pozitës së viktimave. Ende nuk janë krijuar instrumentat e duhur ligjior për të mbrojtur këto viktima. Pa këto instrumenta, viktimat jo vetëm janë vulnerabël por nuk mund të kthehen nga viktima në aktorë të kësaj beteje sikundër ndodh në SHBA. Megjithëse janë krijuar mekanizma që mbrojnë viktimat, si të gjitha, kanë mbetur në letër,si një tjetër shembull i hendekut të madh mes asaj që ne ligjërojmë dhe realitetit të përditshëm ose shwrohet përmes vullnetit të mirë të individëve të veçantë duke nxjerrë në pah dobësira të tejskajshme, deri tek shërbimet sociale që janë inekzistente dhe mungesës së plotë të programeve të kategorive në nevojë ”
RAMA: U SHPENZUAN MILIONA, POR TE RINJTE NUK JANE TE INFORMUAR
“Në këtë vend janë shpenzuar milionë për të propaganduar suksese shpeshherë imagjinare përmes reklamave televizive ndërkohë që sot cdo anketë tregon se gjenerata e re është shumë pak por përgjithësisht aspak e informuar lidhur me situatën e trafikimit. Mangësitë janë të mëdha sa i takon studimeve dhe vlerësimeve të plota për të matur jo vetëm nivelin por dhe shkallët dhe mënyrat si shfaqet ky sistem nëse është krijuar nga liberalizimi i vizave apo nga elementetë të telefonisë celulare apo internetit” - tha Rama.
RAMA: S'KEMI ASNJE BAZE TE DHENASH PER KETET TRAFIK, POR TE VENDOSUR TE SHEROJME PLAGEN
"Nuk gjen askund në këtë shtet një bazë të dhënash që të na japë mundësinë të nxjerrim konkluzione të bazuara në shifra. Deri tani shteti është treguar tërësisht i paaftë dhe është e pamundur që ne të japim një zgjidhje të qëndrueshme pa patur një tablo të saktë. Është shumë e lehtë të flasësh për këtë fenonem dhe të mbetesh vetëm në këtë konstatim. Jemi të vendor ta kurojmë këtë plagë e cila pavarësisht se është e thellë jemi të bindur se do ta kurojmë pasi nuk jemi vetëm pasi kemi mbështetjen e SHBA, BE e forcave të një koalicioni të madh shtetesh. Ka ardhur koha që Shqipëria të ketë një qeveri të dëgjojë këto zëra dhe ata të mos shtrijë dorën tek një njeri zemërmadh që biletën ia jep falas “- tha Rama.
CFARË NA DUHET DHE CFARË KEMI PËR TË LUFTUAR TRAFIKUN
Rama nënvizo më tej se:
"-Na duhet një vullnet i hekurt, ne e kemi
-Na duhet një forcë e brendshme në shoqëri që të bëhet pjesë e këtij vullneti
-Shqipëria sot është e dobët por nuk është vetëm, ka dy miq të mëdhenj, dy krahë që nuk do ta lënë kurrë të përplaset për tokë."
.
TAHIRI: DOMOSDOSHMERI BASHKERENDIMI I PUNES SE AGJENCIVE
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nënvizoi domosdoshmërinë e bashkërendimit të përbashkët të mioorganizuar mes agjencive përgjegjëse.
“Ministria e Brendshme e qeveria e konsiderojnë dhe e njohin si problem alarmant, kjo është pikënisja. Sot i shpallim luftë trafikimit të qënieve nerjëzore dhe asetit kriminal që sot e gëzojnë skllavopronarët. Luftën kundër trafikut e shpallim si sipërmarrje të përbashkët të qeverisë e çdo dikasteri që ka rol në këtë luftë së bashku me shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë”
Tahiri në emër të minsitrisë kërkoi bashkëpunimin e partnerëve ndërkombëtare dhe të shoqërisë civile për të luftuar trafikun e qënieve njerëzore.
TAHIRI: BASHKE TE NDALIM SKLLAVERINE E FEMIJEVE
Tahiri bëri një thirrje për të ndaluar dhënien e parave fëmijëve që janë në rrugë, në këtë mënyrë ndalohet shfrytëzimi i fëmijëve.
“Një thirrje shumë njerëzorë. Të gjithë bashkë hajde të ndalojmë dhënien e cdo qindarka për këta fëmijë, sepse i kemi shpëtuar nga skllavëria.”- tha Tahiri.
TAHIRI: TE NGREME BORD MONITORUES PRANE MINISTRISE SE BRENDSHME
Gjithashtu Tahiri foli dhe për ngritjen e një bordi monitorues, pranë ministrisë së Brendshme për të hartuar planin e veprimit si dhe për të monitoruar sa vihet në zbatim ky plan nga organet ligjzbatuese.
“Garantojmë partnerët ndërkombëtarë për vullnetin dhe ftojmë t’i japim jetë një bordi monitorues për të hartuar planin e veprimit dhe të monitorojmë planin e veprimit, monitoroni ju punën e Ministrisë së Brendshme dhe të çdo agjencie që është e përfshirë në këtë luftë”
BE E OSBE: DUHET KOORDINIM, JEPNI DENIME TE ASHPRA
Ambasadori i BE-së dhe i OSBE-së nënvizuan nevojën e bashkëpunimit.
“Duhet bashkëpunim. Nuk mund të luftohet vetëm. BE është tërësisht i angazhuar në luftën kundër trafikut. Nuk duhet të lejojmë një trafik skllevërish”- tha ambasadori i BE-së Sequi duke shtuar se BE është gati të mbështesë policinë dhe prokurorinë."
"Trafiku i qenieve njerëzore nuk mund të luftohet i vetëm, vetëm një aksion i përbashkët mund të sigurojë një luftë të sigurtë. Duhet të krijojmë një shoqëri që nuk toleron që gratë fëmijët të jenë në listën e të trafikuarve. Një shoqëri që mashtrohet me premtimin e një jete më të mirë. Nuk duhet të harrojmë tragjeditë. Shqipëria ka bërë arritje ka legjislacion, struktura sociale mekanizma organizuese, sfida tjetër është të forcohet hetimi dhe dënimi i atyre që e kryen trafikun dhe të sigurohen që penalitetet e ashpërsuara të Kodit Penal të aplikohen.”- tha Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, z.Florian Raunig
KUSH ISHIN TE FTUAR
Të pranishëm në aktivitetin që organizohet sot paradite janë Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, Ministri i Punëve të Brendshme, z. Saimir Tahiri, Koordinatorja Kombëtare kundër Trafikimit të Personave, znj. Elona Gjebrea, Ambasadori i Delegacionit Evropian në Shqipëri, z. Ettore Sequi, Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, z.Florian Raunig, Zëvendës Ambasadori i SHBA në Shqipëri, z. Henry V. Jardin, Koordinatori Rajonal për Ballkanin Perëndimor të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), Z. Gianluça Roço, Koordinatorja e Përhershme të OKB-së/Përfaqësuesen e Përhershme të PNUD-it, Znj. Zineb Touimi – Benjelloun, Kryetarja e Koalicionit Kombëtar të Strehëzave Antitrafik, Znj. Brikena Puka, Drejtori Ekzekutiv të Fondacionit “Vodafone Albania”, Z. Albi Greva, Drejtori Kombëtar i organizatës Uorld Vision, Z. Rein Dekker.
Redaksia Online
(s.s/shqiptarja.com)