"E ka një qiri ish-Kryeministri edhe për viktimat e 21 janarit?" e pyet gazetarja e Report TV.  “Unë kam qenë i pari që kam kërkuar që të shpallej ‘vrasje shtetërore pa dashje’.  Jo jo e kam për Gërdecin”. Me këtë ‘ngatërresë’ të ‘subkoshiencës’ për statusin e viktimave të 2 ngjarjeve kriminale shtetërore nën qeverisjen e tij, Berisha humbi kontrollin dhe u hodh në sulme ndaj Report Tv dhe gazetarit Carlo Bollino. Sulm që e përsërit prej dhjetëra vitesh me të njëjtën gjuhë dhe shpifje.

Edhe pse doli sot për të ndezur qirinj për një jetë të cilën e konsideron se e mori shteti, për atë të Ilvi Metës që u vetëvar në Komisariatin e Kavajës, Sali Berisha kishte vetëm gënjeshtra dhe akuza në protestën homazh që organizoi vetë. 

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke hedhur akuza të forta për policinë dhe qeverinë tha se këtu të rinjte futen të gjallë në qeli dhe dalin me arkivol. Report Tv e pyeti z. Berisha pse nuk ka pasur asnjë pendim apo qiri për 4 të vrarët para zyrës së tij 21 janarin e vitit 2011.

Pyetjes së gazetares Rovena Cerka, Berisha iu shmang menjëherë duke shkuar tek një tjetër ngjarje kriminale në qeverisjen e tij, ajo e Gërdecit. Berisha vazhdoi sërish me gënjeshtrën se protestuesit e 21 janarit kishin qëlluar me plumba: ''Kanë humbur jetën 4 njerëz në një demonstratë që po gjuhej me plumba drejt kryeministrisë'' tha. Pastaj ngatërroi vrasjet dhe foli për Gërdecin, ngjarje për të cilën nuk u pyet. Tashmë i çoroditur filloi sulme me gënjeshtra pa lidhje ndaj Report Tv dhe gazetarit Carlo Bollino që e etiketoi si ''anëtar i bandave kriminale''. 

Përballë disa komisariateve të vendit u organizua një protestë nga ana e Komisionit të Rithemelimit të PD në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur disa ditë më parë në Kavajë, ku u vetvar në ambientet e Komisariatit, i riu Ilvi Meta.  Protesta e heshtur e cila u paralajmëruar nga Sali Berisha ka nisi në Fier, Lezhë, Vlorë, Gjirokastër, Shkodër, Durrës dhe në disa qytete të tjera.  

Pjesëmarrja ka qenë e ulët në çdo qark ku është organizuar protestë: 150 në Shkodër, në Vlorë rreth 30 veta, Elbasan rreth 30 veta, në Krujë rreth 30, 50 në Mirditë, ndërsa Lezhë vetëm 7 veta. 

Kujtojmë se Berisha çdo vit në mënyrë sistematike ka përsëritur se ai ishte shumë i vendosur me 21 janar 2011 për të mbrojtur godinën e Kryeministrisë dhe s’do kishte tërheqje prapa dhe sikur 300 apo 3000 protestues të ishin vrarë nga Garda.

“S’kam asnjë lloje shqetësimi, sepse kam qenë në zyrën time, i sulmuar. Garda bëri detyrën që i takon në bazë të ligjit, shikoni ligjin”, ka thënë Berisha në vazhdimësi.

Ndaj edhe thirrja e Berishës për të ndezur qirinj në nder të Ilvi Metës është thjesht një qëndrim prej një politikani ‘makiavelist’ që kërkon të përfitojë politikisht nga çdo situatë e mundshme. 

Video e PLOTË, si Berisha gënjeu dhe sulmoi Report Tv dhe gazetarin Carlo Bollino