Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka replikuar sot me eurodeputetin Fredi Beleri nga gjatë seancës në Strasburg.
Beleri komentoi protestat që po zhvillohen në Shqipëri duke thënë se qeveria po përpiqet të heqë fokusin nga problematikat e brendshme duke fajësuar fqinjët për nxitje të tyre.
“Shumica e njerëzve që dolën në demonstrata janë shqiptarë që kanë protestuar për mungesë të transparencës, korrupsionit, për largimin e të rinjve dhe për keqqeverisje. Qeveria do t’i hedhë sytë diku tjetër duke thënë se këto probleme vijnë nga fqinjët. Duhet të përfundojë helmimi i shoqërisë nëse duhet të bashkëjetojmë si anëtarë të BE. Shpresoj të përqendrohemi në gjërat që na bashkojnë dhe jo në ato që na ndajnë”, tha Beleri.
Pasi Fredi Beleri mbaroi fjalën, Balla replikoi duke e korrigjuar: “Zoti Beleri, të gjithë ata që janë në protestë janë shqiptarë. Se mos u është përkthyer keq”, mësohet të ketë thënë Balla.
Lajmi kryesor:
S’ka konsensus mes PS e PD për rezolutën e përbashkët me PE! Opozita: Mazhoranca refuzoi amendamentet tona! Socialistët: Iu bindët Saliut!







