TIRANE- Fjalimi i kryeministrit Sali Berisha dje në Strasburg është ndërprerë në minutën e 13-të me kërkesën e kreut të KiE Thorbjorn Jagland, shkruan sot Shqiptarja.com.
Shefi i qeverisë shqiptare po fliste për krizën e eurozonës, duke e krahasuar atë me krizën e skemave piramidale në Forumin Ndërkombëtar për Demokracinë, kur kreu i Këshillit të Evropës i ka kërkuar ta mbyllë fjalimin. Si për të treguar se fjalimi i kryeministrit të Shqipërisë po zgjaste, kreu i Këshillit të Evropës, në sy të të gjithë të pranishmëve ka parë edhe orën e dorës, për ta treguar këtë edhe me gjeste.
Forumi Ndërkombëtar për Demokracinë po zhvillohet në Strasburg nga 5-11 tetor. Në të marrin pjesë personalitete të shquar të politikës dhe ekonomisë nga gjithë bota. Sekretari i Përgjithshëm i OKB Ban Ki Moon, Presidenti i Asamblesë Parlamentare të KiE-së Jean-Claude Mignon, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës Thorbjørn Jagland si dhe President i Parlamentit Evropian Martin Schultz, Ministri i Financave të Gjermanisë Volfgang Achauble, etj janë ndër të ftuarit e këtij forumi.
Nga Tirana dje Erjon Braçe ironizoi vizitën. Madje e ka lidhur dhe me ngjarjen e ndodhur në Tiranë ku ish i burgosuri politik Gjergj Ndreca tentoi të vetëdigjej. "Berisha e Topalli vijojnë shëtitjen jashtë shteti. Tani u bë tamam: Populli digjet! Berisha krihet", shkruante Braçe në profilin e tij të rrjetit social facebook vetëm pak kohë pas fjalimit të Berishës dhe njëherësh dhe tentativës për vetëdjegie me benzinë të ish-të burgosurit politik Gjergj Ndreca, në ditën e 18-të të grevës së urisë. Kështu, dhe njëherë numri dy i grupit të PS ka sulmuar krerët e shtetit për lëvizje pa kriter jashtë vendit.
Fjalët e kreut të KiE Thorbjorn Jagland, mund ti lexoni sot ne gazeten Shqiptarja.com LEXONI SHKRIMIN E PLOTE
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com