Strasburg, nënkryetarja e Bashkisë
"ISIS s’mund të na ndryshojë jetën"

Strasburg, nënkryetarja e Bashkisë<br />
“Ajo që ndodhi në Paris të premten e kaluar është e tmerrshme, dramatike, jo vetëm për Parisin, jo vetëm për Francën por për gjithë Evropën e botën”. Në një intervistë ekskluzive për Shqiptarja.com nga Strasburgu, nënkryetarja e Bashkisë Nawel Rafik Elmrini thotë se terroristët nuk mund të ndryshojnë mënyrën e jetesës, apo vlerat e këtij vendi. 

Ndërkohë sa i përket masave të sigurisë, për “Forumin Botëror për Demokracinë” që po zhvillohet në Strazburg, ajo thotë se janë marrë parasysh kërcënimet. 

“Ne vlerësojmë solidaritetin e treguar nga e gjithë bota. Sa i përket forumit që ne kemi organizuar në Strazburg, “Forumi Botëror për Demokracinë”, kemi marra të gjitha masat e nevojshme të sigurisë. Ne duam të japim nje mesazh të fortë për terroristët, që ne do rezistojmë, ne nuk kemi frikë. Ju nuk mund të ndryshoni jetën tonë. Ajo që ndodhi në Paris, është për të krijuar një situatë terrori, frike. Ata nuk sulmuan Parisin, sepse është Parisi kryeqytet i Francës, por aty janë vlerat e lirisë, tolerancës. Por ne jemi të fortë dhe të aftë për t’u përballur me terroristët. Ne jemi të fortë dhe të aftë për t’ju thënë terroristëve se çfarëdo që të ndodhi ju nuk mund të ndryshoni jetën tone,” shprehet ajo.

NENKRYETARJA E BASHKISE SE SRASBURGUT

E pyetur nga gazetarja Eriona Rusi, për krizën e refugjatëve, nëse sulmet e Parisit mund të ndryshojnë politikat e BE-së, pasi njëri prej terroristëve ishte një refugjat sirian, nënkryetarja e Bashkisë së Strazburgut thotë se nuk duhen ngatëruar rrefugjatët me terroristët.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës

VIDEO/ Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës