STRASBURG, 18 shtator /ATSH-AFP/ - Parlamenti Evropian propozoi sot përjashtimin e Rusisë nga sistemi ndërbankar i pagesave "Swift" si kundërpërgjigje për rolin e saj në krizën ukrainase, një qëndrim i kritikuar ashpër nga kompania "Swift".
Në një rezolutë jodetyruese, parlamentarët i kërkuan Bashkimit Evropian të parashikojë përjashtimin e Rusisë nga bashkëpunimi për programin bërthamor civil dhe sistemi Swift".
"Një masë e tillë do të plotësojë sanksionet tashmë të vendosura nga Bashkimi Evropian dhe që janë si pasojë e drejtpërdrejtë e shkeljes të të drejtës ndërkombëtare që ky vend ka kryer duke aneksuar në mënyrë të paligjshme Krimenë dhe duke destabilizuar Ukrainën", sipas Parlamentit.
Në një komunikatë, kompania "Swift" (Society for Worldwide Interbank Financial Telecommunication), përmes të cilës sektori financiar kryen transaksionet në mbarë botën, reagoi ashpër në lidhje me këtë rezolutë.
"Rezoluta e miratuar nga deputetët përbën një ndërhyrje të paligjshme në të drejtën themelore të Swift për të operuar", theksoi kompania që ndodhet në Bruksel./
/ec/ A.JOR.
/Shqiptarja.com