STRASBURG - Parlamenti Europia miraton rezolutën për Shqipërinë ku përfshihet dhe një amendament shtesë ku kërkohet të bëhet kujdes me tensionin në rajon, duke iu referuar deklaratave të kryeministrit Berisha.

Gjatë votimit deputetët e PE-së kanë thë se Shqipërisë duhet t’i jepet statusit të vendit kandidat pa vonesë nëse miraton reformat kyçe në gjyqësor, administratën publike.

"Duhet të nxisim Shqipërinë dhe popullin. Sidoqoftë BE duhet të mbajë qëndrim të rreptë kundër deklaratave nacionaliste, si ato të bëra së fundmi nga kryeministri Berisha. Të gjitha duhet të përmbahen ndaj çdo veprimi që mund të shkaktojë tensione rajonale”- tha Nicolas Chountis raporteri për Shqipërinë në PE.

Gjatë diskutimeve u mirëprit progresi i bërë nga Shqipëria në arritjen e prioriteve siç është heqja e imunitetit apo reforma zgjedhore, por duhet të përmbushë edhe 3 pikat të kërkuara nga BE.

Një tjetër pikë e diskutimit të eurodeputetëve ishin zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Eurodeputetët i bënë apel të gjitha forcave politike të zhvillojnë fushatë dhe zgjedhje të lira e të ndershme.

"Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë një test i rëndësishëm për maturimin e demokracisë në Shqipëri, thanë eurodeputetët të cilët bënë thirrje partive politike të tregojnë angazhimin e tyre për një fushë të ndershme dhe të lirë zgjedhore"

Lidhur me të drejtat e minoritetit, eurodeputetët njohën progesin e e bërë por kërkon të bëhen më shumë me qëllim që të sigurohen të drejtat për të gjjithë.

Sa i takon të drejtave të grave, fëmijëve dhe njerëzve vulnerabil ata duhet të sigurohen, gjithashtu duhet të luftohet diskriminimi ndaj komunitetit LGBT, të cilët nënvizojnë se ka një rritje të dhunës brenda në familje, prostitucionit dhe trafikut të femrave dhe fëmijëve.

DEBATET DJE

Parlamenti Europian diskutoi dje pasdite në një seancë të posaçme mbi konkluzionet që u bënë publike dy ditë më parë (11 dhjetor) në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian, ku Shqipërisë i refuzohet statusi për herë të 3-të për mos plotësimin e kushteve. Thelbi i diskutimeve të eurodeputetëve ka qenë se deklatatat nacionaliste janë të panevojshme dhe duhen shmangur, ndërsa Shqipëria duhet të plotësojë 3 kushtet e vendosura nga KE, që kanë të bëjnë me miratimin e pr/ligjit për Gjykatën e Lartë, reformën parlamentare dhe statusin e nëpunësit civil.

Komisioneri për Zgjerim Stefan Fyle, theksoi në fjalën e tij se zbatimi i reformave në të gjitha fushat është domosdoshmëri, ndërsa nënvizoi faktin se përmbushja e tre kushteve mbetet prioriteti i Shqipërisë.

Një tjetër pikë e diskutimit të eurodeputetëve ishin zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Eurodeputetët i bënë apel të gjitha forcave politike të zhvillojnë fushatë dhe zgjedhje të lira e të ndershme.

Në qendër te diskutimeve kane qene edhe deklaratat nacionaliste te Kryeministrit Berisha. Deputetja greke Marietta Giannakou në fjalën e saj theksoi se:

“Parlamenti Europian lavdëron Shqipërinë për nxitjen e marrëdhënieve të mira ndër-fqinjësore, por përsërit bindjen se kufijtë e Ballkanit duhen respektuar plotësisht dhe i bën thirrje të gjitha palëve të përfshira që të frenohen nga çdo veprim që mund të shkaktojë tensione rajonale.”

Eurodeputeti Nikolaos Chountis gjithashtu tha se deklaratat e kryeministrit Berisha kërcënojnë klimën e fqinjësisë së mirë. “Parlamenti Europian të ketë një qëndrim të fortë ndaj deklaratave nacionaliste.”

Dy ditë më parë, këshilli i ministrave për punë të përgjithshme ne BE, vendosi që Shqipëria të mos marrë statusin e vendit kandidat

(Lajmi fillimisht u publikua ne 22:52, të 12 dhjetorit dhe u përditësua në 13:59 të 13 dhjetorit)

Redaksia online
(jd/Gre.M/sg/Shqiptarja.com)