STRASBURG - Kryetari i Kuvendit Ilir Meta është takuar në Strasburg, me Hannes Svoboda, President i Grupit Social Demokrat në Parlamentin Evropian.

Gjatë takimit, mes tyre, Svoboda tha se, mbështesim miratimin e statusit për Shqipërinë.

Sipas tij, “Shqipëria i ka përmbushur prioritetet për statusin”. Gjatë takimit të tij me Metën, Svoboda tha se, “nuk duhet të ketë vonesa për Shqipërinë dhe rajonin në BE”.

Ndërkaq nga ana e tij, kreu i Kuvendit, Ilir Meta i shprehu Svobodës mirënjohje për kontributin që ai ka dhënë në ndihmë të Shqipërisë, për integrimin në BE.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)