TIRANË- Gjykata e Strasburgut i kërkon shtetit shqiptar të mos dëbojë shtetasin turk Selami Simsek i cili ka kërkuar azil në Shqipëri pasi pretendon se i rrezikohet jeta nëse kthehet në Turqi.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se kjo gjykatë është vënë në lëvizje nga avokati i simsek Elton Hyseni.

Simsek pretendon se persekutohet nga shteti turk, për shkak se familjarë të tij janë dënuar si mbështetës të klerikut Fehtullah Gylen. Gjykata ndërkombëtare urdhëron autoritetet të mos e dëbojnë deri sa të përfundojnë procedurat gjyqësore.

Gjykata Administrative rrëzoi padinë për Selami Simsek, i cili kërkoi azil në Shqipëri, me argumentin se përndiqet nga autoritetet në Turqi. Selami simsek rrezikonte të ekstradohej në Turqi, si miku i tij Harun Çelik.

Selami Simsek është arrestuar më 8 korrik 2019 teksa nëpërmjet aeroportit të Rinasit ai tentonte të largohej jashtë vendit me destinacion Kanadanë. Atij iu sekuestrua pasaporta false e cila e çoi në pranga, ndërsa të njëjtin fat pasi dhe shoku i tij Harun Celik i cili u deportua me një procedurë ende me shumë pikëpyetje.