Strasburgu rrëzon qeverinë 
për dosjet e ish-pronarëve

Strasburgu rrëzon qeverinë <br />për dosjet e ish-pronarëve
TIRANE- Qeveria shqiptare nuk ka arritur të bindë Gjykatën e Strasbugut për të mbajtur të ngrira dosjet e kompesimit të pronarëve, deri në fund të këtij viti dhe gjetjen e një zgjidhje të brendshme. Burime nga Gjykata e Strasburgut bëjnë të ditur për “Shqiptarja.com” se kërkesa më e fundit e paraqitur për një shtyrje të dytë të marrjes në shqyrtim të morisë së dosjeve të ish-pronarëve është refuzuar nga ky institucion.

Ndërkohë që pritej një vendim për këtë çështje deri më datë 15 korrik, një gjë e tillë nuk ndodhi, duke i hapur rrugë shqyrtimit të dosjeve të mbetura. Këto dosje, sikurse është vendosur tashmë nga Strasburgu dhe është pranuar nga Shqipëria, do të trajtohen në analogji me një vendim-pilot, që ka vendosur pagesën e kompensimit të munguar pronarit-ankues. Burimet kanë bërë të ditur se janë rreth 102 dosje të ish-pronarëve në Gjykatën e Strasburgut. Po ashtu, avokatët mbrojtës bëjnë me dije se kosto për dëmshpërblimin e aplikuesve shkojnë deri në 500 milion euro.

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Ciceron'/ 'Comizi d’amore' te 'Agimi', Festivali i filmit japonez te 'Maks Velo', artisti Gazmend Leka sjell ekspozitën 'Viti Zero' te 'Artet'

'Ciceron'/ 'Comizi d’amore' te 'Agimi', Festivali i filmit japonez te 'Maks Velo', artisti Gazmend Leka sjell ekspozitën 'Viti Zero' te 'Artet'