Strategjia e AK: Shqiptarët në
euro, Shqipëri- Kosovë pa kufij
AK kërkon unifikimin në mënyrë urgjente të programeve të zhvillimit dhe reformat ekonomike mes Shqipërisë dhe Kosovës. Për këtë kreu i kësaj aleanca Kreshnik Spahiu bëri sot thirrje kryeministrit Berisha dhe kryeministrit kosovar Hashim Thaçi që “28 Nëndori të jetë afati i fundit që shqiptarët mbajnë pika doganore dhe pika kufitare kontrolli.”
TIRANE- Aleanca KuqeZi prezantoi sot strategjinë e zhvillimit ekonomik dhe prosporitetit të Shqipërisë, ku përfshihet dhe modeli i Beneluxit shqiptar. AK kërkon unifikimin në mënyrë urgjente të programeve të zhvillimit dhe reformat ekonomike mes Shqipërisë dhe Kosovës. Për këtë kreu i kësaj aleanca Kreshnik Spahiu bëri sot thirrje kryeministrit Berisha dhe kryeministrit kosovar Hashim Thaçi që “28 Nëntori të jetë afati i fundit që shqiptarët mbajnë pika doganore dhe pika kufitare kontrolli.”
“Shqipëria duhet të jetë e para dhe më pas Kosova që të heqin urgjentisht brenda 2 muajsh barrierat doganore dhe ato kufitare pasi Aleanca KuqeZi ka përgatitur strategjinë e modelit BENELUXIT shqipëtar. Aleanca KuqeZi kërkon që hapësira shqiptare të mos ketë të njëjtat mure dhe barriera sic ka Shqipëria me Greqinë apo me Italinë.”- nënvizoi Spahiu në prezantimin e strategjisë së zhvillimit ekonomit.
Sipas tij “Heqja e pikave kufitare dhe unifikimi sitemit doganor duhet shoqëruar me planet e zhvillimit të prodhimit vendas në funksion të nevojave të Kosovës në Shqipëri dhe anasjelltas.” Për këtë AK thotë se do të përgatisë futjen e shqiptarë në një monedhë të përbashkët, që është euro, si tashmë janë shqiptarët e Kosovës dhe Malit të Zi.
SPAHIU: BERISHA FSHEH BORXHINSpahiu akuzoi kryeministrin Berisha se po mban të fshehur borxhin e Shqipërisë dhe premtoi se prioritet i qeverisjes kuqezi do të jetë ulja e këtij borxhi dhe likujdimi i kompanive që shteti është debitor. “Borxhi i Shqipërisë që mbahet i fshehur nga shtetasi Sali Berisha dhe ushtari i tij Ridvan Bode është në caqet e kapjes së pikës së mos kthimit duke cenuar dhe ekspozuar ndaj rrezikut sovranitetin dhe integritetin te territorial të Shqipërisë sonë. Ne premtojmë që qeverisja kuqezi dhe program ekonomik pritoritet do të kenë pikërisht uljen e borxhit dhe likujdimin e kompanive që shteti është debitor. “- tha Spahiu.
AK bën apel që unifikimi i menjëhershëm i prefiksit Kosovë-Shqipëri 355 "nuk duhet penguar nga administrata e korruptuar ndërkombëtare në Prishtinë për të pasuruar buxhetin e shteteve të tjera.
AK propozon dhe ngritjen e një banke të re nacionale për të mbështetur dhe mbledhur mbarë kapitalin shqiptar dhe përmirësimi i sistemit bankar dhe atij të kredive. Administrimin publik të pasurive kombëtare dhe mos lejimi i privatizimit të tyre. “Shtetasi Sali Berisha ende vazhdon të shesë ç’të mundë dhe duhet frenuar me çdo mjet, sepse pronar i pasurive kombëtare është shteti shqiptar dhe jo qeveria shqiptare.”- tha Spahiu.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.9%
-
Jo
51.1%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 12921
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dëbora në Dibër/ Automjete të shumta bllokohen për afro 2 orë në Qafën e Ulzës, shkak mungesa e zinxhirëve dhe gomave dimërore (VIDEO)
12 Janar, 15:49
-
Munguan pa arsye, Spiropali ‘u mban’ pagat 21 deputetëve! Emrat e 4 deputetëve që shënuan rekord
12 Janar, 15:48
-
VIDEO/ Genoa i falet Frendrup, mposht 1-0 Parmën
12 Janar, 15:42
-
GOLAT/ Genoa mposht Parmën dhe e lë në fund, Asllani asist te Interi! Në fushë Roma e Napoli
12 Janar, 15:40
-
Hungari, rriten çmimet e naftës pas sanksioneve amerikane ndaj Rusisë
12 Janar, 15:31
-
SPAK arreston Kreshnik Farrukun në Durrës, zbardh rolin në grupin që mbushi Italinë me kokainë nga Amerika e Jugut! Në 6 muaj trafikuan drogë me vlerë 5 mln euro
12 Janar, 15:28
-
VIDEO/ Ndalini kritikat dhe shijoni mrekullinë e Kristjan Asllanit nga 50 metra, Interi kalon në avantazh
12 Janar, 15:26
-
Zgjedhjet parlamentare/ Basha: Diaspora ka qenë gjithmonë shtylla e ekonomisë së vendit, tani vendosni vetë për të ardhmen e Shqipërisë
12 Janar, 15:24
-
Proda takim në Akademinë e Sigurisë, marrin pjesë Prokuroria e BKH: Lufta ndaj të keqes nuk mund të bëhet vetëm. Bashkëpunim për të goditur krimin
12 Janar, 15:17
-
VIDEO/ Mes erës së fortë dhe dëborës, elektriçisti në Lezhë sfidon kushtet atmosferike për të rikthyer energjinë
12 Janar, 15:09
-
Pogradeci zbardhet nga dëbora! Në zonat e thella lëvizja e detyrueshme me goma dimërore e zinxhirë (VIDEO)
12 Janar, 15:03
-
Berisha në 34 vjetorin e krijimit të PD-së në Lezhë, sfidon Ramën: Sa rri e flet me veten në makinë, hadje dalim në debat publik
12 Janar, 14:53