TIRANE- Mazhoranca ka gjetur formulën për të zgjidhur çështjen e punësimeve në administratë të kontribuesve dhe përkrahësve në fushatë. Grupet e Punës që po merren me skanimin e punësimeve në administratë në Partinë Socialiste dhe Lëvizjen Socialiste për Intengrim kanë vendosur të bashkërendojnë takimet e tyre me strukturat për punësimet në administratë. Burime brenda grupeve të punës në mazhorancë, bëjnë me dije se PS-LSI për të shmangur çdo lloj përplasjeje për çështjen e punësimeve është duke zhvilluar takime të përbashkëta në të gjitha qytetet e vendit për të vlerësuar cilësinë e punësimeve në institucionet publike.
/Shqiptarja.com









