"Dokumenti që pret miratimin sot i drejtohet jo vetëm institucioneve, por të githë shoqërisë shqiptare për të siguruar mobilizim gjithpërfshirës për të garantuar sigurinë kmbëtare", tha Bushati.
Sipas Ministrit të Punëve të Jashtme, "strategjia e re e sigurisë kombëtare vazhdon me praktikën më të mirë të strategjisë ndërkombëtare dhe të aleatëve. Ajo mbështetet në konceptimin strategjik të NATO-s dhe të organizmave ndërkombëtarë si OSBE, ku Shqipëria aderon".
"Strategjia ka në themel bashkëpunimin. Ajo mbështetet në një qasje të bashkëpunimit me partnerët strategjikë e orientohet nga perceptimi i prioriteteve themelore. Me anë të kësaj strategjie parashtrohen prioritetet kritike të përcaktuara qartë", tha Bushati.
Sipas Ministrit Bushati, "strategjia bazohet në reforma në të gjithë komponentet e sigurisë. Forcon bazat e një sistemi funksional të sigurisë kombëtare të Shqipërisë, duke kërkuar një siguri të organizuar".
Strategjia, vijoi Bushati "bazohet në dy shtylla, modernizimi dhe transparenca, duke u mundësuar llogaridhënia për sigurinë e vendit dhe shpenzimin e të ardhurave të taksapaguesve shqiptarë". "Në 10- vjeçarin e fundit vëmë re një trend në rritje të kërcënimeve konvencionale. Vendi sot përballet me një mjedis strategjik të ndryshëm me atë të 10 viteve më parë", theksoi ministri Bushati. /ATSH/