Strategjia kundër drogës, Tahiri
amb. të BE: Zgjidhje europiane 

Strategjia kundër drogës, Tahiri<br />amb. të BE: Zgjidhje europiane 
TIRANË - Goditja e trafikut të drogës në vend kërkon përfshirjen e partnerëve ndërkombëtarë dhe shoqërisë, pasi sipas ministrit të Punëve të Brendshme Sajmir Tahiri, ky problem shkon përtej Policisë së Shtetit.

Për këtë qëllim ministri zhvilloi një takim në zyrën e përfaqësisë së Bashkimit Europian në Tiranë, për të kërkuar prej tyre mbështetjen për një “zgjidhje europiane”, siç e cilësoi ai, të luftës ndaj drogës.
 

Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka raportuar për gati një orë para ambasadorëve të vëndeve të Bashkimit Europian për strategjinë për goditjen dhe uljen e trafikut të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Perëndimit, duke kërkuar përfshirjen e partnerëve ndërkombëtar dhe shoqërisë.
 
Ministri vlerësoi të suksesshme nismat parandaluese për kultivimin për kanabisin, ku kanë mbërritur 600 informacione në polici, ndërsa janë asgjesuar rreth 18 mijë bimë kanabis.
 
Ndërsa ka shmangur një përgjigje të drejtpërdrejtë për mos nisjen e procedimit penal për kryetarin e Komunës së Lazaratit, sikundër ndodh me përfaqësuesit e tjerë të pushtetit lokalit në zonat ku konstatohet kultivimi i kanabisit.

A ju duket e drejtë që një kryekomunar në Shkodër të procedohet dhe një kryekomunar në Gjirokastër, jo? A do ta çoni Kryekomunarin e Laratit për ndjekje penale?
"Interesoheni për detaje që janë punë e përditshme e Policisë së Shtetit. Ju siguroj që në këtë fazë ne konsiderojmë partner, cilindo prej aktorëve të mundshëm, pa përjashtuar këtu madje ndër më të parët përfaqësuesit e pushtetit vendor, që ndihmojnë institucionet në luftën kundër kultivimit të këtij fenomeni. Mos ecni me paragjykimin e të konsideruarit të këtij fenomeni një luftë më vete brenda shoqërisë. Përkundrazi duhet të jetë një përpjekje e shoqërisë për t’i zgjidhje një fenomeni të tillë, i cili detyrimisht duhet shoqëruar me masa që realisht e nxjerr vendin nga problemi i kultivimit të lëndëve narkotike".
 
Për ambasadorin italian Massimo Gaiani, me të cilin Tahiri pati një takim para se të shkonte në mbledhjen e Trojkës, nismat e Shqipërisë për goditjen e trafikut të drogës janë të kënaqshme.
 
Në takimin në selinë e përfaqësisë së Bashkimit Europian në Tiranë, ishin thirrur 28 ambasadorë të cilët pas përfundimit të takimit me ministrin Tahiri kanë përpiluar edhe një raport të përbashkët.

Çfarë parashikohet në Strategji?
"Së pari njëherë, ajo që dallon nga e kaluara është qartësisht vullneti institucional për ta luftuar fenomenin. Mjafton t’ju bëj me dije që nga viti 2005 deri në vitin 2012-2013, sasia e lëndëve narkotike të asgjesuar nga toka ka rënë gati 10-fish, më shumë se 10-fish, ndërkohë që në vetvete sasia e mbjellë është rritur me gati 10-fish. Që këtu, pastaj masat konkrete që ngelen për t’u vlerësuar hap pas hapi sipas zonave specifike dhe për të gjetur zgjidhje që e theksoj nuk është zgjidhje armësh, por është zgjidhje zhvillimi", iu përgjigj ministri pyetjes së gazetarëve pas takimit me ambasadorët.

Tahiri: Trafiku i droges kerkon zgjidhje europiane
“Zgjidhjen potenciale të kësaj çështje që nuk është e vogël, do e adresojëm bashmë me partnerët. Së shpejti misioni i fotografimit të zonave me kultivim të lëndës narkotike. Ka filluar plani me takime sensibilizuese me mbledhjen e grupeve të monitorimit në çdo qark. Është një problem që shkon përtej Policisë së Shtetii, Ministrisë së Brendshme, përtej qeverisë, duhet të përfshijë shoqërinë por edhe parntnerët tanë ndërkombëtarë, një problem që kërkon zgjidhje europiane”.
 
Ndërsa sa i përket ndërhyrjes së Policisë në fshatin e Lazaratit, Ministri Tahiri tha se gjithcka varet nga vullneti politik për të luftuar fenomenin. Ai shtoi se nga viti 2005 deri në vitin 2012-2013 sasia e kanabisit të asgjesuar ka rënë 10 fish, ndërkohë që sasia e mbjellë është rritur me gati 10 fish”. 

Tahiri: 600 informacione për drogë
Ministri Tahiri se gjatë kësaj periudhe ka pasur më shume se 600 informacione që janë adminsitruar nga policia për cdo zonë, që kultivohej lëndë narkotike.

Tahiri: Konsiderojme partner cdo kryekomunar qe ndihmon ne luften kunder droges
Gazetarët e pyetën ministrin Tahiri nëse në kuadër të ndryshimeve të Procedurës Penale, “Do e çoni kryekomunarin e Lazaratit për ndjekje penale?”. Dhe përgjigjia e tij: Ju siguroj që në këtë fazë ne konsiderojmë partner cilindo prej aktorëve të mundshëm, pa ndalur përfaqësuesit e pushtit vendor, që ndihmojë në luftë. Mos ecni me të paragjykuarit e kësaj lufte”

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Greqia dhe Italia, ku ka më shumë shqiptarë, kanë emigrantët më të mbikualifikuar në Europë

Greqia dhe Italia, ku ka më shumë shqiptarë, kanë emigrantët më të mbikualifikuar në Europë