Strategjia/ Njësitë vendore agjentë
 për tarifat e ujit dhe mbetjeve

Strategjia/ Njësitë vendore agjentë<br /> për tarifat e ujit dhe mbetjeve
Tarifat vendore janë një tjetër element i rëndësishëm i strukturës së të ardhurave vendore. Të ardhurat nga këto tarifa janë rritur shpejt dhe pothuajse janë dyfishuar që prej vitit 2005, duke përbërë më shumë se 16% të të gjitha të ardhurave të veta në vitin 2014.

Qeverisja vendore po orientohet drejt përdorimit të ndërmarrjeve të ujësjellësit, të transferuara në pronësi të tyre, si agjent për mbledhjen e taksave vendore, për kategorinë e tatimpaguesve familjarë. Kjo përqasje përbën një zhvillim me efekte potencialisht pozitive, sidomos në ato njësi të qeverisjes vendore, ku këto ndërmarrje kanë një performancë të mirë në mbledhjen e tarifave për ujin e konsumuar.

Mbetjet urbane
Në bazë të reformës së re administrative-territoriale dhe administrative, do të rishikohet funksioni i menaxhimit të mbetjeve urbane. Sistemi i menaxhimit të integruar të mbetjeve do të funksionalizohet në kuadrin e 61 bashkive të reja dhe 12 qarqeve.

Menaxhimi i landfilleve do të rikonsiderohet në kuadrin e ri të shpërndarjes së kompetencave midis niveleve të ndryshme të qeverisjes vendore. Sistemi i tarifave të mbetjeve urbane do të synojë t’u nënshtrohet rregullave të mbrojtjes së konsumatorit duke synuar që standardizimi i formulës së përcaktimit të tarifave të bëhet nga një ent i pavarur shtetëror.

Do të miratohen standardet e reja dhe do të zbatohen ato për administrimin e integruar dhe menaxhimin e mbetjeve urbane me anë të përdorimit të mekanizmave ekonomikë për të inkurajuar ndarjen dhe mbledhjen e diferencuar të mbetjeve në burim. Do të nxitet riciklimi i mbetjeve si një përpjekje për të ulur depozitimin e mbetjeve dhe për të mundësuar djegien e tyre me qëllim prodhimin e energjisë elektrike.

Reforma, Njësitë administrative, shërbim me 1 ndalesë
Reforma administrative rikonfiguron sistemin e strukturave vendore nëpërmjet krijimit të njësive administrative përbërëse (ish-komunat) si pjesë funksionale e bashkive të reja. Njësitë administrative, pjesë e rëndësishme e bashkive të reja do të jenë pikë e shërbimit me një ndalesë për shërbimet administrative për qytetarët. Lidhja funksionale dhe komplementariteti me zyrat qendrore të bashkive të reja do të mbështetet me programe dhe projekte të asistencës teknike. Njësitë administrative do të shërbehen nga një administratë e vogël dhe eficiente.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur