Strategjia, Rama: Kufijtë, vijë
e pakalueshme për kriminelët

Strategjia, Rama: Kufijtë, vijë<br />e pakalueshme për kriminelët
TIRANE -  Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri prezantuan Strategjinë për Menaxhimin e sigurisë kufitare 2014-2020. Për kryeministrin Rama bashkëveprimi i 17 institucioneve në këtë strategji do të prodhojë një kufi më të sigurt për Shqipërinë dhe për hapsirën e BE-s ku Shqipëria kërkon të integrohet. Ndërsa për ministrin e Brendshëm kjo strategji nuk do mbetet vetem në letra, por me 69 objektiva dhe 636 masa konkrete, gjithçka do të jetë e përfunduar brenda afateve.

“Kjo strategji, duke identifikuar të gjitha forcat e përfshira në këtë përpjekje, nënvizon sesa kompleks është menaxhimi i kufirit, dhe çfarë sfide është kjo. Nëse sot synojmë të bashkërendojmë punën dhe të bëjmë një sukses përmes 17 institucionesh të ndryshme, deri më sot puna e institucioneve të ndryshme në kufi, është bërë tërësisht e pavarur në kuptimin më të keq të fjalës. Duke u bërë përçues i një presioni burokratik dhe abuzimi që ka çuar në desintegrimin e veprimtarisë së shtetit. Me autoritete që abuzonin me të drejtën për të kontrolluar. Praktikisht kufiri është sot një sfidë për tu kapërcyer duke transformuar në një kufi që ekziston më shumë për qytetarët dhe sipërmarrësit, sesa për abuzuesit dhe kriminelët, ta kthejmë në një hapësirë mundësish për qytetarët dhe vijë të pakalueshme për kriminelët. Eshtë një strategji e mbështetur mbi një parashikim konkret burimesh njerëzore dhe buxheti që do e kthejë në një instrument garancish për menazhimin e kufirit”, u shpreh kryeministri Rama.

Për kryeminsitrin Rama rezultatet e dobëta në cështjen e sigurisë së kufijve, kanë ardhur jo vetëm si pasojë e mosfunksionimit të institucioneve me njëri-tjetrin, por nga mosshfrytëzimi i marrëdhënieve me partnerët.
 
“Nga 2 shtete kufitare, sot Shqipëria ka 4 shtete mike që ndan kufirin, me të cilat ne projektojmë sëbashku një të ardhme përditë e më të përbashkët. Rezultatet e dobëta kanë qenë si pasojë e mosfunksionimit të institucioneve me njëri-tjetrin, nuk kanë shfrytëzuar marrëdhënit me partnerët tanë më të afërt. Kemi filluar të rivendosim ato marrëdhënie që për një periudhë të gjatë ishin kthyer në inekzistente në radhë të parë në shkëmbimin e informacionit. Sot kemi besimin e miqve dhe partnerëve tanë tek qëllimet tona të mira”, tha kreu i qeverisë.

Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, tha se dokumenti i kësaj strategjie, për të cilin siguroi se nuk do të mbetet thjesht në letër, është i vetërealizueshëm dhe mjafton aksioni konkret për ta implementuar. Sipas tij, protokollet për funksionimin e çdo institucioni, heqin mundësitë për abuzime.
 
“Parimi themelor i strategjisë është koordinimi, ndarja e detyrave dhe realizmi i integruar i tyre në kufi. Duke parashikuar për cdo ligj përshtatjen me legjislacionin europian. Protokolle për funksionimin e cdo institucioni, heqin mundësitë për abuzime, qartësohet zinxhiri i veprimeve dhe autoritet përgjegjëse….Nga det i mbyllur për shkak të moratoriumit të kalojmë në det të hapur, objektiv që s’mund”, tha ministri i brendshëm.
 
Ai tha se bashkë me stratgjinë do të përshtatet edhe zhvillimi i teknologjisë përballë shërbimeve që do të orfrohen.
 
“Për institucionet e përfshira në strategji janë parashikuar përmirësim i teknologjisë për të garantuar shërbim të shpjtë. Brenda pak viteve të implemtnitmit të strategjisë është parashikuar që Policia Kufitare të ketë shërbim të informatizuar”, u shpreh Tahiri.
 
Të pranishëm në ceremoninë në Hotel Rogner ishin dhe ambasadorë të akredituar në Shqipëri të cilët shprehën mbështetjen dhe besimin ndaj kësaj strategjie.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike

Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike