Strazimiri: 534 drejtues policie ish-sigurimsa, Ministria e Brendshme po fsheh skandalin

Partia Demokratike thotë se Vettingu në Policinë e Shtetit është ndërprerë pas verifikimit se 534 drejtues të lartë të Policisë së Shtetit kanë patur lidhje me Sigurimin e Shtetit. Deputeti demokrat, Gent Strazimiri tha se Ministria e Brendshme po mban të fshehtë skandalin që konfirmon drejtimin e Policisë së Shtetit nga vegla gjakatare e diktaturës.  

PD i kërkon Autoritetit të Dosjeve të mos bëhet vegël e Sigurimit të Shtetit, por të publikojë listën me sigurimsat në drejtimin e Policisë së Shtetit.

Deklarata e Strazimirit: 

Pak javë më parë mediat njoftuan se në shtator do të riniste procesi i ndërprerë i vetingut në polici. Po ikën tetori, por vetting në polici nuk ka, sepse 534 drejtues të lartë të Policisë së Shtetit janë verifikuar se i kanë shërbyer Sigurimit të Shtetit si oficerë, spiunë apo të dyja bashkë.

Një nga kriteret për vlerësimin e figurës së çdo punonjësi të Policisë apo Gardës lidhet me të shkuarën e tij në raport me Sigurimin e Shtetit, të cilën janë të detyruar ta deklarojnë në një formular të veçantë.

Nga verifikimi i formularëve, Autoriteti i Dosjeve ka gjetur se kupola e lartë e Policisë së Shtetit përbëhet nga individë kryekëput të lidhur me organizatën më gjakatare të vendeve komuniste,  Sigurimin e Shtetit. 

Skandali po mbahet i fshehtë nga Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, një ish hetues i regjimit të diktaturës, por gjurmët e skandalit janë lënë në zyrat e Autoritetit të Dosjeve. 

Partia Demokratike është vënë në dijeni se verifikimi është ndërprerë, pas një takimi mes Kryetares së Autoritetit të Dosjeve, Gentjana Sula dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, i cili është informuar zyrtarisht për 534 drejtuesit e rangut të lartë të Policisë së Shtetit, pjesë e Sigurimit të Shtetit. 

Situata alarmante rikthimit të Sigurimit të Shtetit në  drejtimin e Policisë së Shteitt është bërë publike nga Partia Demokratike që në vitin 2014. Komisioni hetimor për largimet nga detyra në Polici, provoi zyrtarisht se qindra sigurimsa të nxjerrë në lirim ishin rikthyer në punë në mënyrë të jashtëligjshme, me vendim politik, pas një kontributi publik në radhët e partisë së Enver Hoxhës që sot drejtohet nga Edvin Rama. 

Komisioni hetimor provoi se kupola në fjalë ka kontribuar në zgjedhjet e 2013 si komisionerë, vëzhgues apo edhe financues i PS madje në shuma dhjetra mijëra euro. Statistikat konfirmojnë se rikthimi më detyrë i funksionarëve të Sigurimit të Shtetit dhe bashkëpunëtorëve të tij në nivele drejtuese është më i lartë se në vitin 1997. 

534 sigurimsat që drejtojnë sot Policinë e Shtetit janë arsyeja pse procesi i vetingut në polici është ndërprerë dhe zhurma e madhe e Fatmir Xhafës dhe e Edi Ramës është zëvendësuar me heshtje. Përmes tyre partia e Enver Hoxhës që, sot drejtohet nga Edvin Rama, arriti të kanabizojë vendin, ta bëjë Shqipërinë, si kurrë më parë, vend miqësor ndaj organizatave kriminale të trafikimit me shumicë të heroinës dhe kokainës.

Falë tyre dhe standardit mafioz të "omerta-s", të kultivuar dhe trashëguar nga Sigurimi i Shtetit, Policia e Shtetit u shndërrua këto 5 vjet në një organizatë po aq të dëmshme për rendin dhe sigurinë publike. Pavarësisht se i krijuar nga partia e Sigurimit të Shtetit, "Autoriteti për Informimin e Dokumentave të Ish-Sigurimit të Shtetit" ka detyrimin ligjor të publikojë informacionin mbi praktikën në fjalë dhe jo ta fshehë atë!

Partia Demokratike i kërkon Gentjana Sulës të mos bëhet vegël e Sigurimit të Shtetit, por të bëjë publike pa vonesë listën me 534 drejtuesit e lartë të Policisë, të lidhur me Sigurimin e Shtetit. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • besford fadil < BAJG > gjoleka: 20/10/2018 13:30

    O kok zbath o genc strazimiri po kryekriminelin tënd salhe qenin ish sekretar partie nuk quhet o derdimen. Apo kshu si them un e mos boni si boj un o merhum.Kush e shkatroi policin me rënj o fundërrin kush ? ? ? Mjer Shqipria me politikan si ty e si mul noka pa bisht.

    Përgjigju
  • besford fadil < BAJG > gjoleka: 20/10/2018 13:30

    O kok zbath o genc strazimiri po kryekriminelin tënd salhe qenin ish sekretar partie nuk quhet o derdimen. Apo kshu si them un e mos boni si boj un o merhum.Kush e shkatroi policin me rënj o fundërrin kush ? ? ? Mjer Shqipria me politikan si ty e si mul noka pa bisht.

    Përgjigju
  • Tata: 20/10/2018 12:30

    O KOK PAFKE 2013 JANE MARR NE POLICIN E SHTETIT APO QYSH KUR ISHE TI ME REVOLË SE KE QEN ZV.MINISTER QE PIKA SHTETIT KUR TE KOMANDON TY SHPIRT ZI NE DETYR .TANI KA NJE TE MIRE SE PO ZHDUKET SHPREHJA E JOTE E FAMSHME ." KRIMINELI APO VRASESI .HAJDUTI IKEN NE DREJTIM TE PADITUR ""

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'