TIRANË-Partia Demokratike, nëpërmjet deputetit Gent Strazimiri, tha se procesi i Vettingut në radhët e policëve është ndërprerë për shkak se është zbuluar se një pjesë e tyre kanë qenë pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit. Strazimiri i bëri thirrje Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të bëjë transparencë. Në reagim të mëvonshëm, Autoriteti i hodhi poshtë pretendimet e PD. Këto pretendime të deputetit demokrat, Gent Strazimiri u hodhën poshtë nga Autoriteti i Dosjeve. Sipas këtij institucioni nuk ka asnjë kërkesë për të kryer verifikime.
“Deri më sot, pranë Autoritetit nuk është paraqitur asnjë kërkesë e shoqëruar me formularët përkatës të plotësuar nga vetë subjektet dhe Organet e Vlerësimit Kalimtar sipas ligjit nr. 12/2018 (Vetingu në polici). Menjëherë, me disponimin e një kërkese të tillë ligjore, Autoriteti në zbatim të pikës g, të nenit 38 të ligjit 12/2018, do të kryejë procesin e verifikimit të figurës së çdo punonjësi që i nënshtrohet kontrollit, konkretisht nëse ka qenë person në ndjekje për spiunazh apo terrorizëm, anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar nga ish-Sigurimi i Shtetit para vitit 1990, sipas ligjit për të drejtën e informimit me dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, -thuhet në reagimin e Autoritetit të Informimit të Dosjeve.
Kontrolli i efektivëve të policisë është një proces kompleks që do të kryhet duke u bazuar në informacione nga Tatimet, Hipotekat, Operatori Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, bankat, zyrat e këmbimit valutor, gjykatat, prokuroria si dhe jashtë vendit për rastet ku do të ketë indicie për të shkuar në kundërshtim me ligjin jashtë vendit. Me dëshirën e tyre para nisjes së dorëzimit të formularëve të Vettingut nga radhët e policisë u larguan mbi 200 efektivë dhe një numër prej 10 drejtuesish policie.
Ora 19:30/ Reagon sërish PD, Strazimiri: Policia e Shtetit e kapur nga ish-sigurimsat
Deputeti demokrat Gent Strazimiri ka reaguar sërish pas deklaratës së Autoritetit të Dosjeve se Vettingu në Polici nuk është ndërprerë. Strazimiri thotë se Autoriteti duhet të publikonte emrat e këtyre zyrtarëve të lartë që kanë qenë pjesë e ish-sigurimit të Shtetit.
Reagimi i plotë
Plot 534 drejtues të saj janë çertifikuar zyrtarisht si emra që gjenden në "dosjet e ndjekjeve" si "ndjekës" por edhe si "ndjekës të ndjekësve"!!!!!
"Autoriteti i Dosjeve" që do të duhej që me transparencë të hedhë dritë mbi misteret e tmerrit 46 vjeçar, sikur të ishte "Komisioni i Atestitmit" , përgjigjet përmes 2 mediave të Partisë:
Vlerësimi i tyre është bërë mbi bazën e cilësive profesionale...?!
Çfarë do të thotë ky belbëzim idiotesk? Që janë horra dosjesh por horrllikun e kanë bërë me "cilësi" dhe "profesionalizëm"???
Nxirr emrat një më një dhe tregoju shqipëtarëve se cilët janë horrat shkaktarë të krimit të djeshëm e të sotëm!!! Për këtë punë paguhesh, t'i publikosh e jo t'i fshehësh edhe më thellë në pluhurin e harresës!!
Po Saliu e sa shume te PD qe kishin punuarbper pushtetin popullor ne kohen e lavdishme!?!? Po gjithe populli punon per pushtetin popullor ne kohen e Enverit... do ti hiqni te tere e Ku do ti vini e ke do sillni...
PërgjigjuShpifje,shpifje vetingu ne polici as qe ka filluar jo me te nderpritet.
PërgjigjuPo Faiku që ka qënë limon i shtrydhur në kategorinë më të ulët të 200 lekshit? 1200-ça ishin pak vetë
Përgjigju